“Jam kokë e këmbë brenda”- Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun: Gjeta gjithë vetitë burrërore të babait tim te ai. Isha singel kur…

Jan 24, 2020 | 17:46
SHPËRNDAJE

Aktroja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien e shumë përfolur me ish-deputetin Mark Frroku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Dembacaj tha se me Frrokun ishte dashuruar kur ishte single dhe se ishin njohur prej kohësh për shkak të biznesit.

rudina marku

Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe familjen e ish-deputetit dhe fëmijët e tij, ndërsa u shpreh se tek Frroku kishte gjetur vetitë burrërore të babait të saj.

rudina dembacaj3

Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë. Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë.

Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më. Me nënën e Mark Frrokut jam një shoqe shumë  e mirë që tani. Nuk kam zgjedhur jetën më të mirë që mund të zgjidhte dikush, kam zgjedhur të jetoj me dashur. Sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj, si dua t’i drejtohet dikush fëmijës tim. Viktoria e ka njohure Markun prej kohësh sepse e kam njohur prej kohësh, që kur filloi të punonte për biznesin, Viktoria është njohur gradualisht me Viktorian.

Marku është verior dhe tek ai kam gjetur gjithë vetitë e burrnisë që ka babi im, tek familja e Markut kam gjetur traditëm familjare me të cilin jam rritur. Kam gjetur një shok shumë të mirë me të cilin bëj shumë humor, qesh pafund. Një partner mbështetës në çdo ide, më pëlqen totalisht, çfarë të them unë? Jam kokë e këmbë tani”, u shpreh Rudina.

 

rudina mark frroku

rudina Rudina-Dembacajjac

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura