“Jam kërcënuar”, Rudina Hajdari kërkoi masa mbrojtjeje dhe foli për viktimë, reagon Korab Lita: Nga gjaknxehtësia thuhen këto gjëra, por edhe unë mund…

Oct 28, 2019 | 12:51
SHPËRNDAJE

korab-lita-1

Kreu i ri i grupit të demokratëve në Kuvend, Korab Lita mohoi të ketë kërcënuar deputeten Rudina Hajdari. 

Kjo e fundit bëri me dije sot në Kuvend se i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruci rritjen e masave të sigurisë pasi është kërcënuar sic tha ajo me jetë në zyrën e saj. “Merrni masa perpara se te kemi ndonje viktime ne Parlament”, u shpreh ajo sot.

A ka patur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sic ajo pretendon se është kërcënuar me jetë?

Une jam koleg me zonjen Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk pergjigjem per sigurine ne Kuvend, pergjigjen strukturat e sigurise.

Keni pasur debate?

Jo, unë jam koleg me të.

A keni shkuar në zyrë?

Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë perditë.

Kur jeni takuar me te?

Diten e mbledhjes, para dy ditësh.

Keni debatuar?

Jo

Ajo pretendon se zoti Lita me gangsterët e tij shprehet ne nje status kanë kërcënuar edhe deputeten Fatbardha Dhimitri.

Në gjaknxehtësi e sipër thuhen keto gjera, por ska problem, ne jemi kolegë e s’ka asgjë.

Keni informacion se zonja Hajdari eshte kercenuar?

Jo, une nëse ka terren për kërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i kërcënuar edhe unë.

Por ju nuk keni qene?

Jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura