“Jam i trishtuar”- Maluma reagon pas anulimit të koncerteve nga frika e koronavisurit: Dëshiroja shumë që …

Mar 10, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

Maluma mori vendimin për të shtyrë koncertet në Greqi de Shqipëri për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Nga Greqia, këngëtari spanjoll tha se ndihet i trishtuar për marrjen e këtij vendimi.

Maluma u shpreh se anulimi i koncerteve u bë për të mirën e shëndetit të qytetarëve dhe ekipit të organizatorëve.

“Jam pak i trishtuar sepse koncertet që do mbaja në Greqi do të shtyhen. Së shpejti do tu japim datat e reja kur do zhvillohen. Dëshiroja shumë ti bëja këto koncertet por për shkak të koronavirusit duhet ti shtynim. 

Këtë vendim e morëm me organizatorët për të mirën e shëndetit tuaj, të ekipit dhe gjithë personave të tjerë. Më vjen keq sepse është hera e parë që do jepja koncert në Greqi. Shpresoj të më mirëkuptoni,”- tha ai.

Këngëtari pritej të mbante koncertin në Sheshin Nënë Tereza më 14 mars por u anulua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura