“Jam i shokuar, u ulëm në lokal dhe aty…”, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit rrëfehet për krimin. Ja çfarë thotë policia

Aug 1, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, ka dëshmuar në Polici për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën shoku i tij, Florjan Lamçe.FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN

Sanxhaktari është arrestuar nga Policia për vrasjen makabre të 40-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Elbasan. Në dëshminë e tij, 34-vjeçari Sanxhaktari ka thënë se nuk e kujton si ka nisur debati mes tyre dhe se me viktimën ishin miq.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Adrianon dhe me Florianin te lokal ‘Piazza’ dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë Sanxhaktari para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, u vu në pranga së bashku me shokun e tij Adriano Hajdari.FLORIAN-LAMCE-SOKOL-SANXHAKTARI-VRASJA-ELBASAN-1

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata dyshohet se 40-vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë më të cilën do të përballen përpara drejtësisë. Ndërkohë, edhe vetë Sanxhaktari dhe Hajdari kanë marrë plagë të lehta në trup dhe aktualisht ndodhen në qelitë e paraburgimit.

ARRESTIMI

Arrestimi i Sokol Sanxhaktarit dhe Adriano Hajdarit u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim me njëritjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin Florjan Lamçe. Ky i fundit, i njohur edhe si “Flor Qorri”, është person me precedentë të mëparshëm penale. Ai është dënuar dhe hetuar disa herë për shumë ngjarje në Elbasan, mes së cilave edhe atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës.florian lamce

NGJARJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike. Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmuar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ata janë zënë me njëritjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ishkryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan.

Kush është Sokol SanxhaktariSokol Sanxhaktari-kush eshte dhendri qazim Sejdinit

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por, me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë, Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura