“Jam i policisë, do të kontrolloj”- Denoncimi i pazakontë i 52-vjeçarit: I ula pantallonat nga frika, i riu më tha ‘si do ta lëmë atë punë’. Pamje nga kamerat e sigurisë

Mar 8, 2021 | 13:21
SHPËRNDAJE

Me-Logo-01-850x450

Një 30-vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz dyshohet se i vendosi gjobë një burri, të cilit i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie më të, por më pas e ka kërcënuar se i kishte bërë fotografi dhe video.

Rasti i rrallë i gjobëvënies u denoncua nga vetë i kërcënuari i cili pretendon se në një çast ai u shantazhua nga i riu dhe për këtë shkak i uli pantallonat nga frika, meqënëse  i dyshuari i kishte thënë që ishte i policisë dhe do kryente kontroll fizik.

Sipas burimeve të Gazetasi.al , i riu me inicialet M.D ka përfunduar në burg për këtë gjobëvënie, ndërsa denoncuesi , i moshës 52 vjeç është një qytetar nga Elbasani që i tregoi policisë se ku gjendej në çastin që u ndesh me gjobëvënësin e panjohur. Pikërisht rrëfimi i tij e ndihmoi policinë të mbledhë prova , mes tyre dhe kamera sigurie që janë të instaluara në parkimin nëntokësor në kryeqytet.


52 vjeçari nga Elbasani te parkingu nëntokësor në Tiranë ku priste të takonte gjobëvënësin

 

“Një djalë po më vë gjobë ditë pas dite” njoftoi ai në komisariatin numër 1 në Tiranë. Policia shton në dosjen që u hetua më pas duke përfshirë edhe prokurorinë se 52 vjeçari i trembur kishte lënë takim për të dorëzuar pagesën e radhës.

“Gjendesha në qendër të Tiranës, shpjegon në denoncimin e tij 52 vjeçari- kur një djalë rreth 35 vjeç mbase  ishte ulur diku në një stol afër muzeut,  përballë hotel Tiranës. Befas ky person ma bëri me shenjë, me dorë dhe njëkohësisht dhe me sy duke më kërkuar që të shkoja pranë tij. Mu duk i çuditshëm dhe u largova me shpejtësi, por vura re që ky person vinte pas meje nga shkoja unë”- denoncon burri  i cili pretendon se kishte dëgjuar që i panjohuri i kishte thënë do ti bënte një kontroll fizik pasi ishte policia. Në dosjen që Gazetasi.al zotëron shkruhet:

“U shqetësova dhe nuk kuptova se çfarë kishte. Ai ma bënte me shenjë e me duar dhe me gjeste të tjera dhe ndërkaq kuptova se donte të kryente mardhënie seksuale me mua. Për ta hequr qafe i thashë se nuk kishim ku ta bënim atë punë. Vazhdova rrugën nga hyrja e parkimit  nga pjesa e ish stacionit të trenit dhe u futa në parkim. Ai vijonte ndërkaq të më ndiqte. Ndalova dhe ai ndaloi , më erdhi pranë dhe pyeti si do ta linim atë punë. Shpejt e shpejt tekstualisht kështu më tha. Gjithashtu shtoi se më njihte mirë  dhe fjalë për fjalë shtoi se do më vinte tek shtëpia  që të më nxirrte bojën”.

Sipas rrëfimit të tij, i trembur nga ky këcënim ai ka ulur pantallonat. “I ula deri tek kofshët, por sapo bëra këtë veprim  më tha se ishte i policisë dhe se këtë veprim e filmoi ndonëse nuk e pashë të nxirrte as celular asgjë tjetër. Më urdhëroi të dilnim menjëherë jashtë nga parkingu . Kemi dalë jashtë pasi u vesha. Unë i thashë se çfarë ishte ai muhabet , ndërsa m’u përgjigj- do ulemi në kafe e do flasim”, tregon ai 52 vjeçari.

Siç tregojnë kamerat e sigurisë dy burrat janë zhvendosur nga parkimi nëntokësor për të pirë kafe pranë pazarit të ri. “Më tha ky muhabet mbyllet vetëm po më dhe 300 mijë lekë  dhe se videot do t’i prishte e s’do tia  jepte askujt. Në të kundërt ai do vepronte ndryshe” tregon ai.

Mbasi kanë ecur deri pranë ushtarit të panjohur, burri tregon se i ka dhënë kërcënuesit 300 mijë lekë të vjetra, kurse shantazhuesi i ka kërkuar që të nesërmen të paraqitej sërisht se do të firmosnin një letër ku premtohej se  kjo gjë merrte fund me pagesën e kryer dhe se video dhe fotot do të fshiheshin.

“I thashë që nuk ka punë me mua dhe të linte rehat  dhe të shihte punën e tij. Të nesërmen shkova tek vendi që më kërkoi dhe me letrën në dorë më tha se që të firmosej ajo letër duheshin 600 mijë lekë të vjetra . Iu përgjërova që nuk kisha më lekë por ai më kujtonte videon e kryer”.

Në vijim 52 vjeçari ka negociuar gjatë ditëve të tjera të javës derisa ka kërkuar ndihmë dhe nga fëmijët e tij.

“Kur shkova në takimin e radhës dhe i kërkova të fshihej video, telefonova djalin dhe ai më tha qëndro aty se po vij me policinë. Unë ndërkohë e takova dhe me vete kisha vetëm 270 mijë lekë nuk munda të bëja më tepër. E njoftova që 300  të tjerat kur ti bëja do t’ia sillja . Në momentin që ai i futi lekët në xhep, disa djem të veshur civile që më vonë kuptova se ishin policia e kapën për krahësh”.

Shtetasi M.D sipas burimeve të Gazetasi.al i do të gjykohet për gjobëvënie, dhe si prova ka një sërë pamjesh filmike në qendër të Tiranës. Ai shfaqet i veshur me një kapele të zezë dhe sportiv dhe kryen ecje të pakontrolluara. Në xhep ia janë gjetur  edhe  270 mijë lekët që i dorëzoi 52 vjeçari nga Elbasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura