“Jam i martuar dhe pres të bëhem baba për herë të tretë, por…”- 32-vjeçari nuk mund të ndalojë së menduari për dashurinë e parë

Feb 19, 2021 | 23:53
SHPËRNDAJE

Rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”, tregon historinë e një djali, i cili ndonëse duket i plotësuar shpirtërisht, në të vërtetë nuk është kështu.

tradhti emocionale

Arsyeja për gjithë këtë është ish-partnerja, e cila nuk i ‘shqitet’ nga mendja, ndonëse do të bëhet baba për herë të tretë.

Unë e dua gruan time, por nuk mund ta heq nga mendja ish-partneren, e cila është edhe dashuria ime e parë. Unë dhe gruaja ime jemi të dy 32 vjeç dhe kemi pesë vite të martuar së bashku.

Kohët e fundit, ish-partnerja më ka thënë se ende ka ndjenja për mua dhe kjo më ka bërë të lëkundem.

Unë e doja aq shumë kur ishim bashkë, sa një pjesë e imja e do akoma. Ndihem tradhtar ndaj gruas sime, por nuk mund t’i mposht këto emocione”.

“Dear Deidre” pasi ka lexuar këtë histori, shkruan:

Shumica e çifteve me një familje të re luftojnë ta mbajnë marrëdhënien e tyre të freskët, sepse është kaq e vështirë të gjesh kohë për njëri-tjetrin kur vrapon pas të vegjëlve.

Mundohuni të përqendroheni tek marrëdhënia juaj për ta kthyer sërish emocionin. Vërini fëmijët në gjumë herët dhe gatuani bashkë një vakt të këndshëm.

Të kaluarit kohë të bukur së bashku bën një ndryshim të madh.

Shumica e njerëzve kanë një person që e quajnë dashuria e parë dhe që kurrë nuk e harrojnë. Por ju mundtë ecni përpara.

Mos harroni se nëse gjithçka do të kishte qenë perfekte, atëherë ju do të ishit ende bashkë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura