“Jam i fiksuar pas seksit me gra që nuk i njoh”- Rrëfehet burri: E dashura dëshiron të jetojë me mua, por më trokasin tek dera femrat që kam kryer marrëdhënie seksuale

Feb 28, 2020 | 16:45
SHPËRNDAJE

“E tradhtova të dashurën javën e kaluar me një vajzë që njoha kur dola një natë. Unë kam 39-vjeç dhe ajo duhet të ketë qenë rreth 20.”

Ky është rrëfimi i një burri për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun, ai tregon se të dy bëmë seks deri në mëngjes dhe më pas shkoi për të takuar të dashurën.

Rrëfimi i plotë:

Kjo është mënyra sesi unë jetoj, por e dashura ime nuk ia ka idenë dhe dëshiron të jetojë me mua.

Kemi qenë bashkë për 10 vite. Është e divorcuar dhe me dy fëmijë. Babai i fëmijëve e viziton shpesh por jetojnë të ndarë.

E dua atë dhe fëmijët e saj. Kemi kaluar shumë kohë bashkë por gjithashtu kaloj kohë duke udhëtuar për punë.

E kam tradhtuar shumë herë dhe ajo nuk di asgjë. Gjithashtu shkoj edhe me gra që jetojnë afër shtëpisë sime.

Të paktën dy prej tyre kanë trokitur në derën time disa javë më vonë, kur panë makinën time jashtë dhe përfundova duke bërë seks përsëri seks me to.

Këto gra nuk janë asgjë për mua, por mendoj se jam i droguar pas seksit me vajza që nuk i njoh.

Tani e dashura më ka kërkuar që të jetojmë bashkë, së bashku me fëmijët e saj 15 dhe 17 vjeç.

Nëse ajo vjen të jetojë me mua, po sikur vajzat që kam bërë seks të vijnë tek shtëpia apo të më telefonojnë?

Gjithashtu më ka kontaktuar ish e dashura ime. Ajo është 40-vjeç dhe është divorcuar së fundmi.

Më ka kontaktuar në mediat sociale dhe dëshiroj ta takoj sërish. Çfarë duhet të bëj?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura