“Jam i fejuar, por mendoj se jam homoseksual dhe nuk dua të martohem”- Njihuni me historinë e këtij 31-vjeçari

Jan 12, 2021 | 13:38
SHPËRNDAJE

Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun”, sjell një tjetër rrëfim të sinqertë të një djali, i cili dyshon se është homoseksual dhe mendon se nuk duhet të martohet me të fejuarën.

tradhti
Foto ilustruese

Unë dhe ajo kemi të fejuar pak më shumë se një vit. Ajo është e mrekullueshme, por unë po ftohem gjithnjë e më tepër në marrëdhënie me të.

Pata një tërheqje vërtetë të madhe ndaj një djali të famshëm këtu gjatë kohës së pandemisë, dhe ishte shumë emocionuese.

E takova këtë të famshëm teksa i tregoja shumë prona të nivelit të lartë.

Ai është mashkulli i vetëm me të cilin kam qenë, përveç të fejuarës time, e cila është një make up artiste. Por, ajo nuk di asgjë për të.

Ne kemi planifikuar që të martohemi këtë vit. Ajo është 28 vjeç, ndërsa unë jam 31.

Mos ndoshta ndihem kështu në raport me të, sepse kemi kaluar shumë kohë bashkë këtë vit?

Jam i shqetësuar se mos jam gay dhe se nuk duhet të martohem fare”.

Në lidhje me këtë histori, “Dear Deidre” thotë:

Bëni kujdes që të mos martoheni, sepse ajo që keni shkruar tregon që ky është hapi tjetër që duhet të ndërmerrni.

Jini i sinqertë! Ju i detyroheni asaj dhe vetes suaj kaq gjë dhe duhet ta pranoni që ka një problem.

Ju mund të jeni me të vërtetë gay apo biseksual dhe fshehja e orientimit tuaj të vërtetë seksual duke u martuar me një grua, do ju sigurojë një të ardhme të tmerrshme dhe mizore.

Nëse tregoheni i sinqertë, do ta keni më të lehtë të kuptoni edhe orientimin tuaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura