“Jam gruaja, lëri të tjerat” – Pas debatit të bujshëm mes Kejsit dhe Roza Latit, reagon Stresi: I keqi dal gjithmonë unë …

Feb 25, 2020 | 20:56
SHPËRNDAJE

Skeçi i pak ditëve më parë mes Stresit dhe Roza Latit e bëri Kejsin të ndihej keq.

kejsi roza stresi

Ndonëse në media u përfol për ndarje të mundshme mes çiftit në reagimin që Kejsi pati nëpërmjet një postimi në Instagram ku akuzoi Rozën për mungesë idesh dhe u shpreh se videoja e fyente atë si bashkëshorte e Stresit.

Atë ditë, Roza zgjodhi të mos reagojë, megjithatë ditën e sotme shpërtheu.

Ajo tha se për skeçin Stresi kishte rënë dakord dhe se e respektonte Keisin vetëm prej tij.

Fjalëve të Rozës iu përgjigj edhe Keisi, e cila tha se nuk ka ndërmend ta zgjasë muhabetin, por do e lëri me aq.

kejsi

Lidhur me këtë debat ka reaguar së fundmi edhe Stresi nëpërmjet një videoje.

Ai ka thënë se zakonisht pas çdo gjëje që ndodh i mbetet ai faji.

“Çfarëdo që të ndodhi, historikisht i keqi dal unë. Por a ju mendoni se unë jam fajtori. Po ju a mendoni se unë e kam gjithmonë gabim?” thotë reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura