“Jam gati edhe në 12 të natës nëse do Rama…”- Enkelejd Alibeaj shprehet i hapur për të bashkëpunuar me PS për zgjedhjen e Presidentit!

May 26, 2022 | 14:12
SHPËRNDAJE

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se është i hapur për të bashkëpunuar me PS-në për zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kushtin që t’i përmbahen dokumentit që ka dorëzuar PD të cilit, Alibeaj thotë se socialistët janë tërhequr.

“Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”, theksoi Alibeaj.

Pyetje: A do propozojë PD një emër për Presidentin për raundin e tretë?

Enkelejd Alibeaj: “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie.

Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”

Presidenti nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet, mbështetjen e gjithë palëve.

Ndryshe do jetë president gjysmak, i gjymtuar, nuk do mundet dot t’i bëjë ballë rrebesheve politike që do vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS, kjo është një gjë që të paktën në sytë e shqiptarëve ne e bëmë detyrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura