“Jam e tmerruar nga lindja e foshnjës”, 14-vjeçarja shtatzënë insiston: I dashuri im 10-vjeçar do më ndihmojë në rritjen e fëmijës

Jun 29, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Një vajzë 14-vjeçare ka pranuar se është e tmerruar nga lindja e foshnjës. Por shprehet se i dashuri i saj 10-vjeçar do ta ndihmojë në rritjen e fëmijës.

Darya Sudnishnikova ishte 13-vjeçe kur mbeti shtatzënë dhe në një emision rus pretendoi se babai i fëmijës ishte shoku i saj Ivan.

Më vonë ajo pranoi se ishte përdhunuar nga një 16-vjeçar por kishte turp të tregonte.

Pavarësisht kësaj, Ivan i njohur si Vanya ka premtuar se do ta rrisë vetë vajzën.

Darya pretendon se ka më shumë frikë se kurrë për lindjen e bebes, pasi u shtrua në spital në javën e 31-të të shtatzënisë mes shqetësimeve se do bëjë lindje të parakohshme.

Vajza është kthyer në një yll të mediave sociale në Rusi, pasi u bë publik lajmi i shtatzënisë së saj.

“Kam frikë të lind. Çfarë dhimbje do të jetë dhe kontaktimet e dhimbshme,”- u tha 14-vjeçarja ndjekësve.

“Do përpiqem të bëj më të mirën që fëmija të mos lindë para kohe,”- u shpreh ajo. “Tani kam më shumë frikë se kurrë. Madje kam frikë të dal nga shtrati, nuk e di çfarë mund të ndodhë dhe mund të lind. Më është ndaluar që të dal. Është e pamundur të shkosh në mensë, pasi reparti është shumë larg. Ata ma sjellin ushqimin.”

Ndërsa tregoi edhe problemet e shtatzënisë.

“Shtimi në peshë është i tmerrshëm. Unë eci si një ari. Është shumë e vështirë të ecësh,’– rrëfeu vajza.

Pas pretendimeve për përdhunim, ajo tregoi se foshnjës së saj do i behet testi i ADN-së pas lindjes dhe policia do vendosë për të marrë veprime ndaj përdhunuesit të dyshuar.

“Ai është i shëndoshë për moshën e tij dhe shumë i gjatë. Gjëja më e frikshme është se jetojmë në të njëjtin qytet, që është shumë i vogël. Unë me të vërtetë kam frikë se mos e takoj në rrugë. Ngjarja ndodhi në nëntor dhe në një bllok pallatesh. Ishte shumë errësirë dhe kjo është arsyeja pse askush nuk na ndihmoi. Nuk mund të them më shumë, mendoj se më kuptoni,”- tregoi 14-vjeçarja.

Ndërsa në një emision televiziv, ajo u shpreh: “Ishte ideja e Vanyas që të bënim seks. Unë nuk e kisha problem. Ai mbylli derën duke e lënë çelësin në bravë, kështu që nëna e tij nuk mund ta hapte derën.”

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura