“Jam e pushtuar nga frika e dyshimet, nuk i shoh kurrë filmat e mi”

Jul 5, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ajo ka fituar dy “Oscar”, megjithatë, nga sa kuptohet, as çmimet më të mëdha të kinematografisë nuk mjaftojnë për të qenë profesionalisht e sigurt. Ndoshta është pikërisht ky suksesi i një dive!

002

Cate Blanchett fiton miliona dollarë për çdo film në të cilin shfaqet, por as kjo nuk e kënaq. “Pendohem sa herë që shoh një film timin, prandaj edhe prej kohësh nuk tundohem më të shoh asnjërin prej tyre”, ka deklaruar aktorja për “Irish Sunday Indipendent”.

47-vjeçarja, sipas njërit prej producentëve që ka punuar me të, Todd Haynes, është e famshme për luftën që bën me veten kur mendon se nuk e ka arritur siç duhet një skenë të caktuar; “gozhdohet” në prova derisa arrin atë që do. “Ka ditë që ndihet e irrituar nga puna e saj. Ne nuk e dimë për çfarë e ka fjalën edhe nëse përpiqet të na e tregojë, por ajo thotë gjithnjë ‘kam nevojë të marr një hape interpretimi sot, sepse nuk po funksionon’”, vijon producenti.

Cate Blanchett te filmi “Carol” e 2015
Cate Blanchett te filmi “Carol” e 2015

Në vend që të tronditet nga vetë dyshimet dhe perfeksionimi, Cate ka thënë se është mësuar me to dhe se tashmë i janë bërë ndjesi frymëzuese për të aktruar më mirë. “Jam e mbushur me dyshime, frikëra, të cilat mund të tingëllojnë negative, por, në fakt, nëse arrin t’i shquash, mund të gjesh zgjidhjen e duhur. Pse jam e fiksuar? Pikërisht kjo është arsyeja pse kam nevojë ta bëj këtë punë, edhe pse mund të dështoj. Kjo është puna që duhet të bëj!”, ka thënë Blanchett.

Ylli i filmit “Blue Jasmine” bën shaka kur vijon të thotë se kalon kohë të vështira, të cilat duhet medoemos t’i kapërcejë “çdo të mërkurë” (referuar filmit). “Shikuesi mendon se gjërat bëhen vetë, se nuk ka as sfida, as probleme. Prandaj, sa herë flas lidhur me këtë, më duket e kotë, madje tingëllon edhe e pabesueshme, sado Diva e Hollivudit, Cate Blanchett, pranon se është gjithmonë e pakënaqur që çdo herë të vetme që nis një punë, unë as që e kam idenë se si dhe se nga do t’ia nis”, tregon aktorja.

Vështirësitë për të cilat flet përfshijnë edhe episodet që ti do vetëm të vjellësh nga parfumi që ka vënë partneri yt për t’iu përshtatur karakterit dhe në gjithë këtë të jesh duke menduar se si do të reagonte karakteri yt ndaj kësaj. Veç përpjekjeve të vazhdueshme për të qenë një superyll, Cate është gjithashtu nënë e tre fëmijëve, është imazhi publicitar i Giorgo Armanit dhe ambasadore për UNHCR.

Ne na duket gjë e mirë që është gjithmonë nervoze dhe e shqetësuar për sfidat e roleve të saj, sepse në film ndoshta falë këtyre tipareve, arrin t’i shkojë rolit deri në fund dhe të jetë aktorja e preferuar e të gjithëve. “Nuk di të menaxhoj asgjë! Asnjëherë! Kaos!”, përfundon.

(Marrë nga “Dailymail”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura