“Jam e lumtur që s’kam parë asnjëherë pornografi në jetën time”- Modelja shqiptare befason me deklaratën dhe publikon videon për PornHub

Jul 4, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Modelja Arbenita Ismajli është e njohur për pozat e saj provokuese në rrjetet sociale.

E dashura e reperit Fero, gjithmonë siguron vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave me postimet, si edhe jetën private mjaft të komentuar.

Së fundmi, modelja tërhoqi vëmendjen me një postim në Instagram mbi pornografinë.

Ajo publikoi një video që flet për pornografinë në website-n më të madh, atë të PornHub dhe publikimin e videove të përdhunimeve si edhe abuzimeve seksuale në faqen e njohur.

“Jam e lumtur që nuk kam parë asnjëherë porno në jetën time,”- shkroi modelja.

Video e postuar nga ajo tregon sesi PornHub përfiton të ardhura duke lejuar publikimin e videove të trafikimit seksual të fëmijëve dhe dhunimit të tyre.

Gjithashtu bëhet thirrje që video të shpërndahet në mënyrë që faqja pornografike të mbyllet.

Si edhe është kërkuar nënshkrimi i një peticioni për të luftuar trafikimin seksual të fëmijëve.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura