“Jam 007’-ta. E nisa nga kazma, s’kam bërë shkollë”- Tentoi të shpëtonte profesorin e kantos të akuzuar për ngacmim seksual, arrestohet avokati  i Begos

Feb 20, 2020 | 18:34
SHPËRNDAJE

Avokati i  Agron Begos, profesorit të kanots në Fier i akuzuar për ngacmim seksual të nxënësve, ka rënë në pranga, pas tentativës për të shpëtuar këtë të fundit.

Emisioni investigativ “Stop” publiko ditën e djeshme një video ku shfaqet avokati Niko Bega,  duke i kërkuar shokut të vajzës që bëri denoncimin ndaj profesorit, që të ndryshonte dëshminë.

1111212121211

Policia ka vënë në pranga avokatin 53-vjeç, banues në Fier, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kush është avokati që tentoi të shpëtonte Begon: E nisa nga kazma, s’kam bërë shkollë. Shyqyr Zotit, kapim hundën me dorë se…

Menjëherë pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:

  1. B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura