Jakup Krasniqi replikon me Kodhelin: A jeni në vete? Si mund ta shash shtetin tënd?

Dec 1, 2015 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ish­-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka replikuar në FB me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila deklaroi sot në Prishtinë, se politikanët kosovarë s’duhet të bëjnë gabimet e politikanëve shqiptarë në Tiranë.

JakupiMirëpo, kjo nuk është pritur aspak mirë nga Jakup Krasniqi, i cili i është kthyer Kodhelit ashpër. Në një status në FB ka thënë se protestat, nuk janë gjuhë rruge, sikurse thotë Kodheli.

POSTIMI I KRASNIQIT

“Është një shprehje, që për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë – Shqipërisë? E shajnë shtetin që e përfaqësojnë? Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura? Dhe e mundet fare, që ky të jetë përfaqësim që i duhet shtetit tuaj?

Kur shtetin e shajnë ata që do të duhej ta mbronin me fanatizëm, përkushtim e dinjitet. Shtetin që nuk do të duhej të lejonin t’ua nëpërkëmbte askush! Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe Ministresha e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”.

A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po qojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit? Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria?

Madje, para kujt po e thonë ketë? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë. Po e thonë para atyre që shtetin e kanë bërë policor, e të cilin e drejtojnë kundër atyre që po e mbrojnë. Po e thonë para atyre që Shtëpinë e Demokracisë, Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në Garnizon të policisë antiterror.

Po e than para atyre që, jo vetëm e kanë pastruar Kuvendin nga opozita, por janë duke burgosur deputetët opozitar?! Janë duke i gjakosur kushdo që guxon ta mbrojë Republikën e Kosovës, veprimtarë politik, të rinj e të reja që e duan ketë vend, pa hile e pa interes. Para atyre që sheshazi, janë duke i mbrojtur interesat e veta, por assesi interesat e Republikës sonë. Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë! A jeni në veti apo jo?

Kodheli me politikanët e Kosovës: Mos u bëni si ne

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka deklaruar se e vetmja rrugë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kosovë, është diskutimi në Kuvend sepse gjuha e rrugës nuk mund të sjellë zgjidhje. Këto komente Kokdheli i bëri gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli.

kodheli-fsk

 

Sipas saj, duhet të ketë një dialog por nuk mund të ketë dialog të rrugës.

“Të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, andaj ne jemi këtu te ju për të iu mbështetur”, ka thënë ajo.

Kodheli tha se terrorizmi është bërë një kërcënim global.

“Dy shtetet tona duhet të angazhohen për të mbrojtur qytetarët tonë. Kosova ka një target drejt Bashkimit Evropian por Kosova ka sfida të mëdha përpara, jeni duke punuar shumë por nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim që nuk është i thjeshtë por nuk është i pamundur”, ka thënë ajo, raporton “Koha Ditore”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura