Jakup Krasniqi kundër Mustafës: Pa kontributin e Klosit s’do zhvillohej lufta çlirimtare, intelektual që i mungon Kosovës

Apr 28, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një komenti në rrjetin social Facebook i ka shprehur mirënjohje ish-shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, për kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Krasniqit, Klosi “është se ai është njeri i mirë dhe intelektual i ati niveli që fatkeqësisht ne në Kosovë na mungojnë dhe na mungojnë shumë”.

Krasniqi nënvizon se “pa kontributin e tij tepër konstruktiv, ka qenë e pa mundur që të zhvillohet lufta çlirimtare”. “Edhe pse, unë nuk e mbaj asnjë përgjegjësi për veteranet e luftës (për listat), nuk e mbaj asnjë përgjegjësi as për listën e SHP te UCK-se dhe i kam vërejtjet e mia. Por një gjë e di që SHP ka pasur anëtarë, në Kosovë, në Shqipëri e në diasporë. Madje jam më shumë se i bindur se të gjithë ata që po shkruajnë për Fatos Klosin, nuk e dinë më mirë se unë sesa ka kontribuar ai. Por kështu e kanë një sortë e njerezve: Ia mohojnë kontributin atij që e ka dhe tentojnë t’ia veshin ati qe nuk e ka. Shkurt Ata që nuk kanë bërë gjë po zhurmojnë, po zhurmojnë edhe për t’i mbuluar te bërat e tyre te liga apo edhe të pa bërat’, shprehet Kraniqi.

Jakup Krasniqi

Në statusin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar:

E shpreha një mirënjohje njerëzore

Sa e vështirë qenka mirënjohja?!

Në Kosovë u fol e u shkrua shumë rreth intervistës se Fatos Klosit. Unë kam folur për kontributin që më është i njohur, nuk kam folur përmendesh. Por një gjë e di, njohurit që i ka ai për luftën, për shumë njerëz që kanë vepruar atje, për shumë lidhje që ka pasur edhe më të tjerët, ai ka shumë informacione që nuk i kemi ne. Ai ka qenë në pozitë për të pasur informacione të cilat nuk i kemi dhe ai për shkak te njerëzillekut që ka, është më shumë se i rezervuar. Ajo çka di unë, është se ai është njeri i mirë dhe intelektual i ati niveli që fatkeqësisht ne në Kosovë na mungojnë dhe na mungojnë shumë. Gjithashtu jam i bindur se sa do që të doja që ta mbroj unë, atë e mbron vepra e tij e përgjegjshme, atdhetare e intelektuale dhe mbi të gjitha njerëzore.

Në ketë rast unë vetëm po e shfaqi mirënjohjen time si njeri dhe njohës i disa zhvillimeve të kohës. Te cilat u mungojnë atyre që po flasin, nëse nuk kanë ndonjë hall tjetër. Edhe kontributi i Shqipërisë ishte ai që ishte dhe unë i jam më shumë se mirënjohës mëmës Shqipëri për kontributin në luftën çlirimtare.

Unë kam folur për kontributin e Fatos Klosit dhe ai vërtetë ka qenë shumë i madh, dhe pa kontributin e tij tepër konstruktiv, ka qenë e pa mundur që të zhvillohet lufta çlirimtare. Dhe jo vetëm ai, por kontributi është i madh edhe i shtetit shqiptar, gjithnjë duke i pasur parasysh mundësit dhe rrethanat e kohës. Tjetër është nëse të tjerët nuk donë ti shohin gjerat ashtu si janë. Edhe pse, unë nuk e mbaj asnjë përgjegjësi për veteranet e luftës (për listat), nuk e mbaj asnjë përgjegjësi as për listën e SHP te UCK-se dhe i kam vërejtjet e mia. Por një gjë e di që SHP ka pasur anëtarë, në Kosovë, në Shqipëri e në diasporë. Madje jam më shumë se i bindur se të gjithë ata që po shkruajnë për Fatos Klosin, nuk e dinë më mirë se unë sesa ka kontribuar ai. Por kështu e kanë një sortë e njerezve: Ia mohojnë kontributin atij që e ka dhe tentojnë t’ia veshin ati qe nuk e ka. Shkurt Ata që nuk kanë bërë gjë po zhurmojnë, po zhurmojnë edhe për t’i mbuluar te bërat e tyre te liga apo edhe të pa bërat.

Shkurt, Fatos Klosi nuk ka nevojë për asnjë mbrojtje, as nga unë. Atë e mbron puna, angazhimi dhe vepra e tij në një kohë tepër të vështirë për kombin..

Nëse dikush mendon se unë po e mbroj, them jo, unë po ë shprehi një mirënjohje njerëzore dhe dëshiroj që njerëzit të me mirëkuptojnë, kaq! Natyrisht që thërras edhe për më shumë mirënjohje për ata që e meritojnë atë!

Po e mbylli me një fjalë të urtë të popullit tonë: “E mira nëse nuk kthehet me të mirë, kthehet më të keq”. Pse po ndodh kjo me disa njerëz? Pse ndoshta ju mungon mirenjohja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura