Ja si u festua mes lotësh e emocionesh triumfi i Elhaida Danit!

May 20, 2015 | 11:02
SHPËRNDAJE

Pas suksesit të natës së mbrëmshme, ku Elhaida Dani triumfoi duke kaluar në finale me këngën e saj ‘I’m Alive’, të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë kanë festuar në prapaskenë.

Me flamuj në duar dhe me brohoritje, të gjithë kanë ndarë gëzimin e tyre për kalimin në finale.


Elhaida ka publikuar disa foto në Facebookun e saj ku duket e qeshur dhe e lumtur.

Shqipëria e mori vesh e para se do kualifikohej në finale, pasi emri ‘Albania’ u thirr i pari nga prezantueset e Eurovizion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura