Prokurori i Breshias: Në Shqipëri ka baza trajnimi dhe rekrutimi për në ISIS

Mar 4, 2015 | 9:49
SHPËRNDAJE

Shqipëria është identifikuar si bazë për rekrutimin dhe trajnimin e ushtarëve të shtetit islamik ISIS. Keshtu ka deklaruar sot prokurori i Breshias Luigi Maria Dell’Osso pas zbulimit te hetimeve më të fundit që ka ndjekur shteti ynë fqinj Italia. Ne nje interviste publikuar ne gazeten italiane ‘Corriere Della Sera”, ai zbardh detaje nga menyra e rekrutimit. 

Prokurori

Sipas Prokurorit te Përgjithshëm te Breshias Dell’ Osso,  nga hetimet ka rezultuar se qendra rekrutimi dhe trajnimi të militantëve të ISIS ka edhe në Itali.

“Në Shqipëri janë identifikuar qendra trajnimi dhe propagande dhe qindra militantë, disa prej të cilëve sipas hetimeve, janë në kontakt të vazhdueshëm me persona që lëvizin në Itali dhe veçanërisht në Breshia”- ka thene ai. 

Sipas tij këto fakte dalin nga hetimet e autoriteteve gjyqësore italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe bëhen edhe më të forta pas zbulimit të një dokumenti që dyshohet se është i ISIS në gjuhën italiane.

Ai thote me tej se gjatë një takimi të mbajtur në Romë disa javë më parë në lidhje me situatën në fjalë,
“Ne kemi verifikuar, duke bërë hetime të reja dhe duke i lidhur ato me të dhënat që kishim mbledhur në të kaluarën, dhe rezulton që ka lidhje me vendet e Evropës Lindore pranë nesh siç është Shqipëria”. 

Sipas tij Shqiperia eshte identifikuar si bazë për rekrutimin, trajnimin, organizimin dhe integrimin e subjekteve në kontakt në mënyra të ndryshme me persona qe banojnë në Breshia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura