Ja se çfarë e frikëson më shumë Bill Gates (VIDEO)

May 30, 2015 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kur është fjala për fatkeqësitë e frikshme që mund t’i ndodhin njerëzimin, Bill Gates nuk është shumë i shqetësuar në lidhje me tërmetet, luftërat bërthamore apo madje edhe një asteroid që mund të godasë Tokën. Por, filantropi i njohur tha se ajo që e tremb, është përhapja e një sëmundje infektive që ka aftësinë për të fshirë miliona njerëz rreth globit. 

“Unë vlerësoj se mundësia e një lufte bërthamore në jetën time është mjaft të ulët,” tha Gates në një intervistë me Ezra Klein.

“Por vlerësoj mundësinë e një epidemie të gjerë edhe më të keqe se sa Ebola në jetën time, me mbi 50 për qind shanse”, rrëfeu ai.

Një prej njerëzve më të pasur në botë 59-vjeçari zbuloi frikën e tij teksa tha se kohët e fundit është obsesionuar me “mendime të errëta” dhe çështjet që lidhen me punën me të cilën merret.

E, çfarë mund të vrasë në 20 vitet e ardhshme 10 milionë njerëz?

“Mendoj se shanset e një lufte bërthamore gjatë jetës sime janë të vogla. Por, shanset e një epidemie, shumë më keq se Ebola, janë më të mëdha se 50 për qind”, ka thënë Gates.

“Kemi krijuar – sa i përket përhapjes së virusit – mjedisin më të rrezikshëm që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit”, thotë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura