Ja sa vite burg rrezikojnë Tom Doshi dhe Mark Frroku për 3 akuzat e Prokurorisë

Mar 21, 2015 | 12:46
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Pergjithshme ka marre kompetencat per hetimin e ceshtjes “Doshi”, pasi ajo për Krime të Rënda, ka arritur në konkluzionin se ngjarja është inskenuar nga ana e Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Prokuroria e Pergjithshme ne kete faze te hetimit, ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion “deputet”.

Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise

Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe  “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

Por ja çfare parashikon Kodi Penal e Republikes se Shqiperise per keto vepra penale:

 Neni 305, Kallëzimi i rremë, dënim me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Ne kete nen, kallezimi i rreme specifikohet si: “Kallezim për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Neni 305/a, Deklaratat e rreme përpara prokurorit, dënim me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Ne kete nen, specifikohet: Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Neni 312/a, Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë, denim me  burgim nga një deri në katër vjet.

Ne kete nen specifikohet: Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura