Ja sa ka shkuar numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 deri më tani në nivel global

Oct 19, 2021 | 14:22
SHPËRNDAJE

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi deri më tani i ka marrë jetën të paktën 4,902,638 njerëzve në nivel global që nga fillimi i shpërthimit në Kinë në Dhjetor të vitit 2019, sipas analizës nga AFP.

_111830379_gettyimages-1209375704-1

Të paktën 241,039,700 raste pozitive janë regjistruar në botë, raporton agjencia e lajmeve.

Nga ky total i të infektuarve, shumica dërrmuese e tyre janë shëruar.

Por disa prej tyre kanë vazhduar të përjetojnë simptoma të Covid-19 edhe disa javë ose muaj më vonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të jetë dy ose tre herë më i lartë se shifrat zyrtare, raporton AFP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura