Ja sa ju dëmton seksi gjatë shtatzanisë dhe kur lejohet ai (FAKTE)

May 26, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Por pak ka bisedime rreth temes si seksi ne shtatzani, dhe kjo eshte ndoshta per shkak te tendencave kulturore qe kemi dhe themi se nenat shtatzena nuk jane per seks.

Shume njerez qe presin te behen prinder edhe ju ndoshta keni pyetje rreth sigurise se seksit ne shtatzani dhe çfare eshte normale per shumicen e çifteve.

Kur eshte seksi i pasigurte ne shtatzani?

Jane dy tipe te sjelljeve seksuale qe jane te pasigurta per cilendo grua shtatzene:

Nese beni seks oral partneri juaj asesi nuk guxon te ju fryje ne vagine. Futja e ajrit brenda mund te shkaktoje emboli (blokade te eneve te gjakut), qe potencialisht mund te jet fatale si per nenen ashtu edhe per foshnjen.

Ju nuk duhet te keni marredhenie seksuale me partnerin historia seksuale e te cilit eshte e panjohur per ju apo i cili mund te kete ndonje semundje seksualisht te transmetueshme sikur herpes, lyrtha gjenitale, klamidia apo edhe HIV.

Nese infektoheni semundja mund te transmetohet tek foshnja me pasoja potencialisht te rrezikshme.

A mundet seksi te lendoje foshnjen?
Jo, jo direkt. Foshnja juaj eshte plotesisht e mbrojtur nga thesi amniotic (nje qese me mure te holla qe mban fetusin dhe lengun rrethues) dhe muskujt e fuqishem te mitres.
Perveç tjerash ne kerviks gjendet edhe nje tape e trashe nga mukoza qe ndihmon dhe mbron ate nga infeksionet. Penisi nuk bie ne kontakt me fetusin gjate marredhenieve seksuale.

A munden marredheniet apo orgazma te shkaktoje deshtimin e shtatzanise apo shtrengimet?

Ne rastet e shtatzanive normale me rrezik te ulet, pergjigja eshte , jo. Shtrengimet qe i ndjeni gjate dhe pak pas orgazmes jane plotesisht ndryshe nga shtrengimet e lindjes. Sidoqofte, ju duhet te konsultoheni me mjekun apo gjinekologun qe te siguroheni se shtazania e juaj bie ne kategorite me rrezik te ulet. Disa nga mjeket rekomandojne qe te gjitha grate shtatzana duhet te nderpresin marredheniet seksuale ne javet e fundit te shtatzanise, si mase parandaluese e ndonje komplikimi, per shkak se semeni (lengu i spermes) permban nje kemikal qe mund te stimuloje shtrengimet. Konsultohu me mjekun se çfare ai apo ajo mendon./Puhia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura