Rruga e re që kanë gjetur emigrantët shqiptarë për të hyrë në Angli

May 30, 2016 | 11:32
SHPËRNDAJE

Në këtë fotografi janë dy shtetas shqiptarë, të cilët janë arrestuar nga policia angleze sepse akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit duke tentuar të arrijnë Britaninë.

34C2D30200000578-0-image-a-20_1464564356200

Sipas mediave britanike, dy shqiptarët u deportuan pasi u gjetën në një anije mallrash që hynte në Immingham, Lincolnshire.

Ata janë në mesin e dhjetëra të rinjve nga Shqipëria që janë zbuluar në javët e fundit duke u përpjekur të futen ilegalisht përmes kamionëve të mallrave që hyjnë në Britani, në qytetin port të Cuxhaven, në afërsi të Hamburgut.

Shqiptarët duket se kanë zbuluar një mënyrë të re për t’u futur në Britani, përmes rrjeteve sociale.

Sipas mediave britanike emigrantët shqiptarë udhëtojnë deri në portin Cuxhaven, mundohen të futen aty dhe më pas fshihen nëpër kamionë që kalojnë drejt Britanisë.

Policia gjermane ka nisur një operacion për të arrestuar emigrantët e paligjshëm duke përdorur portin e Detit të Veriut për të hapur një rrugë të re hyrje në Mbretërinë e Bashkuar.

Por zyrtarët thonë se nuk ka ligj për t’i ndjekur penalisht ata që kapen duke u përpjekur të hyjnë në vend, ndaj ata janë të detyruar t’i lirojnë shqiptarët.

Shumica janë urdhëruar të largohen nga Gjermania brenda shtatë ditëve, por zyrtarët pranojnë se nuk ka asnjë mënyrë për zbatimin e këtij urdhri.

Disa shqiptarë janë kapur sërish disa ditë më vonë duke u përpjekur për të hyrë përsëri në portin Cuxhaven dhe të arrijnë Britaninë.

Cuxhaven është porti i vetëm gjerman që lidhet direkt me Anglinë.

Burimi: Daily Mail

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura