“Ja pse u prekën Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani”- Arben Gjata: E prisnim më shpejt koronavirusin në Shqipëri

| 22:57
SHPËRNDAJE

Arben GjataRektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka folur për situatën me koronavirusin.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka theksuar se koronavirusin e prisnin më shpejt në Shqipëri dhe madje lindën dhe dyshimet pse po vononte.

Po ashtu Gjata shprehet se është logike që të prekeshin Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani dhe jo të tjerat për shkak se në këto qarqe është përqëndruar 70% e popullsisë së Shqipërisë dhe njerëzit kanë më shumë kontakte, po ashtu edhe për shkak të fluturimeve të shumta me Italinë.

”Kam qenë ekstremist për t’u mbyllur këto. Tani unë nuk jam infeksionist, jam kirurg kështu që jam I informuar me atë që kemi lexuar gjatë kësaj kohe për shkak të interesimit. Mund të bëj një analizë sipërfaqësore. Këto zona jeton 60%- 70% e popullatës dhe është e pritshme. Dhe për shkak të kontakteve të shumta që kanë njerëzit. Para disa javësh kishim 7-8 fluturime në ditë me Lombardinë.

Bergamo, Milano ishin 6-8 fluturime në ditë duke llogaritur udhëtimet. E prisnim më shpejt të lindte koronavirusi në Shqipëri madje në hipën dyshimet pse nuk ka ardhur apo. Pa llogaritur hyrje- daljet në aeroport.”- tha Arben Gjata.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.