Ja pse e lejova gruan të bënte seks me 5 meshkuj në javë!

Mar 27, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Shkrimtarja Robin Rinaldi në vitin 2008 rrëfeu se ishte bërë pjesë e një ‘eksperimenti martesor’ dhe shkonte me pesë meshkuj të ndryshëm në javë ndërsa në fundjavë ajo flinte me burrin e saj Scott Mansfield.

 Shkrimtarja e “The Wild Oats Project” që fliste për ‘martesat e hapura’, bëri publike faktin se e gjithë kjo u bë për të shpëtuar martesën e saj prej 17 vitesh me Scott i cili ishte steril,  shkruan “The Times”.

Por pasi martesa e tyre përfundoi burri i saj ka folur për herë të parë në lidhje me këtë histori.

 “Nuk kam dashur kurrë që ajo të bënte diçka të tillë. Nuk më pëlqente ideja se ajo shkonte me meshkuj të tjerë, por thoja me vete ‘nëse s’do e lejoja këtë, do divorcoheshim’, atëherë pse mos ta bëja këtë sakrificë?”-ka thënë burri Scott.

Gjatë këtij kursi eksperimental (martesë e hapur), Scott tregon se ka dalë me disa femra por ka fjetur vetëm me njërën prej tyre.

“E kam shijuar ndjesinë që isha tërheqës për disa femra ku shumë prej tyre nuk e besonin dot se Robin po rrezikonte kaq shumë për të më humbur”-ka rrëfyer ai.

Por tashmë, Scott bashkëjeton me të dashurën e tij Renee Alexander dhe me ish-gruan ka një raport paqeje.

Megjithatë periudhën e eksperimentit martesor ai e përshkruan si makth ku gruaja gjatë një viti ka fjetur me më shumë  se 8 meshkuj të ndryshëm (me të cilët kishte marrëdhënie të vazhdueshme) por edhe me dy femra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura