Ja pozicioni i preferuar i Encës për…foto!

Apr 22, 2015 | 11:34
SHPËRNDAJE

Asaj i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por siç duket kësaj here Enca ka menduar se e ka tepruar pak me ekspozimin e saj.

E ndodhur në Durrës, këngëtarja e re ka shijuar një ditë relaksi në bregdet dhe ka bërë disa foto të cilat i ka postuar në Instagramin e saj me 592 mijë ndjekës.

Në një foto për të cilën është kritikuar nga fansat e saj ajo shfaqet e ulur në rërë me një pozicion provokues, foto të cilën e ka fshirë pas pak minutash.

Por nuk është kënaqur me kaq teksa ka postuar edhe dy foto tjera ku në njërën tregon gjoksin dhe në tjetrën duke u hedhur nga gëzimi.

“Asgjë më e mirë se një shoqëri e mirë”-ka shkruar ajo. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura