VIDEO/ Ja për cilat shtete votoi Shqipëria në Eurovision 2022

May 15, 2022 | 0:24
SHPËRNDAJE

Nata finale ofroi për shikuesit e Eurovision 2022 edhe lidhjen direkte me kryeqytetet e vendeve pjesëmarrëse në festivalin e muzikës.

Andri Xhahu ishte imazhi i përzgjedhur nga Televizioni Publik Shqiptar, i cili ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga sheshi “Nënë Tereza” për të prezantuar pikët që vendi ynë i dha konkurentëve në Eurosong.

Por për kë votoi Shqipëria?

Italia këtë herë mori 12 Pikë nga vendi ynë ndërkohë më poshtë gjendet lista e pikëve të tjera:

Britania e Madhe- 10 pikë

Spanja – 5 pikë

Suedia- 8 pikë

Azerbajxhani- 3 pikë

Portugalia – 1 pikë

Belgjika- 2 pikë

Ukraina- 7 pikë

Hollanda- 6 pikë

Armenia- 4 pikë

Fituese e këtij edicioni të Eurovision Song Contest, ishte Ukraina me këngën “Stefania” të performuar nga Orkestra Kalush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura