Ja momentet e arrestimit të deputetit Mark Frroku (VIDEO)

Mar 26, 2015 | 20:08
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit arrestoi deputetin Mark Frroku sot në ambientet e firmës që është në pronësi të familjes së tij. Në këtë video, të siguruar nga “Gazeta Panorama”, duken momentet kur efektivët e Policisë shoqërojnë në një makinë me ngjyrë të zezë, deputetin e PDK-së. 

Duket se Frroku e ka pritur me qetësi arrestimin, ndërsa aty janë parë edhe dy avokatët mbrojtës të deputetit.

Momenti i arrestimit te Mark Frrokut

Frroku dhe Doshi akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme për 3 vepra penale, kallëzim i rremë, deklarata e rreme përpara Prokurorit dhe kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim të rremë.

Pak përpara arrestimit, policia ushtroi kontroll në banesën e Frrokut dhe nga burimet mësohet se nuk kanë gjetur asgjë të vlefshme për hetimin.

Deputeti Mark Frroku është përfshirë në historinë e denoncuar nga Tom Doshi, i cili pretendon se eshte informuar nga ish-shoku i tij per ekzistencen e nje plani per vrasjen e deputetit te Shkodres, dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Por Frroku e ka mohuar kete pretendim te Doshit dhe madje ka deklaruar se nuk e njeh Durim Bamin, vrasesin e pretenduar te deputetit Tom Doshi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura