“Ja mikja e zemrës që do më shoqërojë në koncert!”- Ermal Meta shkruan librin e jetës para mbërritjes në Shqipëri: Jam fejuar dhe …

Sep 12, 2021 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ermal Meta ka shpallur fejesën para se të vijë në Shqipëri, ku pritet të mbajë një koncert për publikun shqiptar më 17 shtator në “Air Albania”. 

ermal meta1

Ai ishte i ftuari i radhës në një lidhje “Skype” me emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu detaje për koncertin.

“A do të kesh një person special në audiencë?”, u pyet ai nga moderatorja e programit.

ermal meta (4)

Ermali qeshi dhe me emocion pranoi: “Po, e kam, mbase jemi fejuar”. 

Kaq u desh dhe publiku e uroi në mënyrën e tij me duartrokitje. Këngëtari është prej kohësh i lidhur me italianen Chiara Sturda, e cila i ka marrë zemrën dhe tashmë lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër fazë.

ermal meta Chiara Sturda1

Këngëtari, i cili jeton dhe punon në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Ky turne do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë, prezenca e Metës në Shqipëri do të ketë një rëndësi emocionale për të.

ermal meta (1)

Ermali tregoi disa detaje të reja gjatë një interviste ekskluzive për “News24”.

“Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar. Zakonisht nuk ndiej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Por në Shqipëri emocioni është i veçantë. Kjo ndodh sepse është vendi im, emocioni rritet shumë”, i tha ai Ola Brukos.

ermal meta (9)

Ndër të tjera, ai tregoi se kanë prenotuar nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia për koncertin e tij dhe ndihet shumë i lumtur.

Programin nuk e kam vendosur ende. Do të mundohem të bëj një koncert sa më të ngjeshur, me shumë këngë.

ermal meta (6)

Duhet respektuar dhe ora policore. Do të mundohemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani, që hap koncertin që do të zgjasë dy orë.

rovena stefa elhaida dani (5)

Në lidhje me repertorin, Ermali, i cili tha se është vaksinuar me të dyja dozat, tha se “zakonisht unë këndoj italisht, kam mësuar të shkruaj këngë. Do të mundohem për një surprizë të vogël në shqip për publikun shqiptar. Do të këndoj edhe këngë që kam kënduar ndër vite. Para pak muajsh ka dalë disku 4”. 

ermal meta (10)

Ai tha se do të qëndrojë 7-8 ditë në Shqipëri. Do të bëjë një xhiro, do të vizitojë disa vende pasi është duke shkruar një libër.

ermal meta Chiara Sturda3

“Është një histori, roman. Më vjen keq, nuk ta tregoj dot përmbajtjen. Mund të them se të shkruarit është ndryshe nga kënga. Një këngë e mbaron brenda një kohe të shkurtër. Duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë fjali me kuptim të plotë e më të madh. Pra, brenda 3 minutash e gjysmë kuptimi i këngës të jetë i plotë. Libri është ndryshe. E kisha të vështirë në fillim”, tha ai.

ermal meta (7)

Ndërsa pyetjes nëse do të shkojë të vizitojë Fierin, qytetin e lindjes, ai iu përgjigj: “Besoj do të kaloj, por s’kam qejf të ndaloj, se nuk kam kujtime të mira, kam kujtime të hidhura. Kam disa kujtime të hidhura aty e s’kam qejf të kaloj. Sa për projektet, më kanë mbetur vetëm dy kapituj të librit, pastaj do të nxjerr disk të ri”.

ermal meta (5)

E FEJUARA 30-VJEÇARE E ERMALIT, SI E PRITI DEDIKIMIN E TIJ PËR ISH-IN 

Në bashkëpunim me Fabrizio Moron, me këngën “Non mi avete fatto niente”, këngëtari shqiptar Ermal Meta triumfoi këtë pranverë në duet në këtë garë të fortë, duke fituar “Sanremon 2018”.

ermal meta Chiara Sturda4

Por gjasat ishin të fitonte edhe “Sanremon 2021”, pra, tri vite më vonë, duke qenë se kënga e tij renditej ndër më të pëlqyerat, edhe pse nuk e fitoi. Po pse kënga e Ermal Metës preku kaq shumë zemrat e publikut italian dhe jo vetëm?

ermal meta (3)

Dhe le të fillojmë analizën me vargjet: “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar pak më shumë”

ermal meta Chiara Sturda5

Kështu fillon “Un milione di cose da dirti”, kënga me të cilën Ermal Meta u ngjit në skenën e festivalit “Sanremo 2021” dhe që tani e përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

ermal meta 1

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit, që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruante revista e njohur italiane “Vanity Fair Italia”.

ermal meta (5)

Kthimi i tij në “Sanremo”, tre vjet pas fitores me Fabrizio Moron dhe në vendin e pestë në “Eurovision Song Contest”, fillonte pikërisht me këtë këngë dashurie shumë intime, të kompozuar nga Ermal Meta tre vjet më parë. Mbeti në sirtar për një kohë të gjatë, përpara se artisti të vendoste t’ia dërgonte Amadeusit, i bindur se ishte pjesa e duhur, veçanërisht në një vit ku të gjithë kemi rizbuluar vlerën e afërsisë me tjetrin.

ermal meta (1)

Ndryshe nga temat shoqërore dhe nganjëherë ndezëse që Ermali ka propozuar në skenë në të kaluarën, kjo ishte pjesëmarrja e tij e katërt në Festival, e gjashta nëse marrim parasysh përvojën me “Ameba 4” në 2006-ën dhe me “La fame di Camilla” në 2010-ën, “Un milione di cose da dirti” është një këngë e thjeshtë, e rrallë dhe për këtë arsye, plot kuptim.

ermal meta (2)

Kënga deri tani është renditur e para pas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, por duke qenë se ka qenë një këngë e mbetur në sirtar, kishte nga ata komentues që mendonin se ai pavarësisht se tashmë ishte në një lidhje, në ‘Sanremo” i këndonte plot dashuri e dhembje ish-it.

ermal meta (3)

Kantautori Ermal Meta, një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare, përsa i përket jetës private është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike.

ermal meta Chiara Sturda6

E pas më shumë se 2 vitesh, kur i dha fund marrëdhënies 9- vjeçare me ish-të fejuarën spikere në radio, Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me një tjetër italiane, Chiara Sturdà.

ermal meta Chiara Sturda2

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë. Në tetor të vitit të kaluar partnerja e tij festoi ditëlindjen e 30- të, e me këtë rast ai i kushtoi një urim romantik në rrjetet sociale.

ermal meta 2

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, shkruante Ermali. Po kush është Chiara Sturdà, lidhjen me të cilën e mbajti sekret dhe e bëri publike me disa foto shumë romantike gjatë pushimeve në Greqi, e që do ta shohim krah tij në Tiranë?

ermal meta (1)

Ajo është agjente shitjesh, e apasionuar pas volejbollit dhe punon si menaxhere marketingu për “Top Player Company”.  Në fotot në “Instagram”, ajo shfaqet si një vajzë mjaft solare, e bukur dhe shumë e dashuruar me Ermalin, me të cilin duket se ka krijuar një ndjenjë të veçantë.

ermal-meta-1

E ndërkohë që duket shumë i lumtur, asgjë nuk e pengon një artist të vërtetë si ai që t’i këndojnë dashurisë së përjetshme, asaj që ëndërron në pritjen e bukur e që koha nuk e zbeh. Ndërkohë që të gjithë u çuditën sepse direkt pasi e bëri publike fejesën 9-vjeçare me gazetaren e radios, Silvia Notargiacomo, nuk vonoi shumë dhe u nda prej saj.

Silvia-Notargiacomo ermal meta

Gjithçka ndodhi para tri vitesh, ku bashkë me fitoren e kupës së “Sanremos”, humbi edhe lidhjen. Nuk vonoi shumë dhe ai kishte nisur një marrdhënie sekrete me agjenten Chiara, me të cilën është fejuar pas dy vitesh romancë. Vetë Chiara tregoi që është vajzë mendjehapur, pasi dedikimi i Ermalit për ish-in nuk u shkaktoi asnjë problem ndjenjave të saj.

/Panoramaplus.al

ermal meta (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura