Ja kush është konkurrenti i parë që u largua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Oct 16, 2021 | 9:53
SHPËRNDAJE

Të nominuarit e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin pesë konkurrentë: Sabian Medini, Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni dhe Elhaid Cufi.

elhaid cufi, sheila haxhiraj, sabiani, beniada nishani, ardit cuni (2)

Banori që u largua nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ishte shkrimtari Elhaid Cufi. Gjatë javës, të nominuarit po bisedonin me njëri-tjetrin dhe po jepnin mendimin e tyre se kush do të largohej nga shtëpia.

Në atë moment, Elhaidi tha se sipas tij, personi që do të votohet më shumë nga publiku për të dalë jashtë, do të jetë Arditi. Për shkak të debateve që ka pasur herë pas here me disa nga konkurrentët e tjerë, të cilët e akuzuan se futet në bisedë pa e ditur se për çfarë po flitet, edhe Donaldi ndau të njëjtin mendim me Cufin.

Nga ana tjetër, Shelia dhe Sabiani nuk dhanë një emër. Gjatë këtyre ditëve, Elhaidi ka kaluar kohë me disa banorë, me të cilët ka rrëfyer një pjesë të vogël nga jeta e tij.

elhaid cufi (2)

Kur po kryente lojën e javës me Monika Lubonjën, ai zbuloi se ka tradhtuar një herë në jetë, kur tha: “Po kam tradhtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë toksike.

Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin.

Ai ka treguar gjithashtu se është detyruar të lërë shkollën, sepse nuk kishte të ardhura financiare.

Të rritesh me dy mijë lekë të ardhura në ditë është shumë vështirë. Të jesh veti i katërt në shtëpi dhe të kesh vetëm kaq të ardhura…. unë e di ç’ka hequr nëna ime të na rrisë, por nuk i nxjerr”,- tha ndër të tjera Cufi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura