Ja kur rinisin fluturimet Tiranë-Athinë e anasjelltas, Ministria e Infrastrukturës: Përpara çdo udhëtimi…

Jun 10, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Pas nje kohe te gjate bllokimi, rinisin nga data 15 qershor fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.Aeroporti i Rinasit, mbyllja koronavirusi (1)

Lajmin e ka dhene sot, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar se gjithcka do te behet ne baze te zbatimit te protokollit te percaktuar nga te dy shtetet.

“Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive”- njofton ministria.

Sipas saj, “Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre”.

Nderkohe qe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. “U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura