Ja koha më e mirë kur duhet të bëjmë seks, pimë kafe dhe tymosim cigare (FOTO)

Apr 17, 2015 | 12:22
SHPËRNDAJE

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut dhe Laboratorët Yahoo analizuan 16 miliardë mesazhe dhe email-e që na tregojnë se kur duhet të bëjmë një veprim apo akt të caktuar.

Ja disa nga gjetjet e tyre:

Kur duhet të pimë duhan

OK, zakoni kurrë nuk do të jetë diçka e mirë për ju, por koha më e keqe që të pini një cigare është herët në mëngjes, sepse sa më herët të pini një cigare pas zgjimit, më shumë të ngjarë ka që ju të prekeni nga kanceri i mushkërive dhe ai i gojës, pa marrë parasysh sa shumë duhan pini çdo ditë.

Kur duhet të pimë duhan

Kur duhet të pimë kafe 

Nivelet tona të kortizolit janë në kulmin e tyre prej orës 08:00-09:00 dhe duke pirë kafe në atë kohë mund të rezultojë në tolerancë më të lartë ndaj kafeinës.

Kur duhet të pimë kafe

Neurologu Steven Miller thotë se koha më e mirë për të ‘rrëmbyer’ një kafe është në të vërtetë në mes orës 9.30-11.30 të mëngjesit, pas kulmit të niveleve të kortizolit.

Kur duhet të bëjmë seks 

Kur duhet të bëjmë seks

Në orën 08:00, nivelet e tuaja të energjisë dhe hormoneve janë në kulmin e tyre. Dhe nëse ju jeni duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë edhe nivelet e spermës janë shumë më të larta. Por mos e teproni!

Një studim në SHBA thotë se kohëzgjatja optimale e seksit është 7-13 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura