Ja cili është gjoksi perfekt!

May 2, 2015 | 11:36
SHPËRNDAJE

Një mjek britanik thotë se ka zbuluar formulën për një gjoks perfekt.

Sipas Patrick Mallucci, 45 përqind e volumit të gjoksit duhet të jetë sipër thithkës dhe 55 përqind duhet të jetë poshtë.

Për të arritur në këtë përfundim, ai është bazuar në gjoksin e mbi 100 femrave, që pozojnë topless në faqen tre të gazetës britanike “Sun”.

Rezultatet do të përdoren sidomos në kirurgjinë estetike, për të rindërtuar gjokset pas tumoreve, etj.

Ka nga ato gra që zgjedhin gjatë operacioneve të gjoksit një formë të gabuar.

“Tani mund t’u tregojmë grave se cili është gjoksi i duhur,” tha Malluci.

Një softuer, që përdor imazhe tredimensionale, do të ndihmojë kirurgët në punën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura