Zbuloni se cilët persona duhet t’i fshini nga Facebook

Jun 24, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

Spastrime nuk duhet të bëni vetëm në jetën reale, por edhe në atë virtuale. Madje mënyra e fundit është edhe më e lehtë. Ja se cilët janë personat që mund të eliminoni nga rrjeti social Facebook.

 1-Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të

2-Tipa të çuditshëm që ju kanë shtuar kur të gjithë mendonin se Facebook ishte si Myspace

3-Ngacmuesit që nga koha e shkollës

4-Racistët “shpërfillës” qe u duket vetja më të mirët

5-Egocentrikët që komunikojnë ekskluzivisht nëpërmjet citimeve

6-Shoqen që ju bën tag gjithmonë në fotot ku keni dalë në mënyrën më të keqe të mundshme

7-Personat që besojnë se pamja e panines që ata hanë është e denjë për lajm në faqen e pare, ata që postojnë çdo gjë

8-Të mirët false, ata që bëjnë të mirët me të gjithë dhe komentojnë vetëm komplimenta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura