Ja çfarë të vishni për të qenë elegante në një ceremoni edhe pa taka apo fustane të gjatë dhe të shtrenjtë

May 27, 2022 | 13:08
SHPËRNDAJE

Është e pamohueshme që pranvera dhe vera janë shpesh stinë të preferuara për raste të veçanta si dasma, pagëzime apo ceremoni e festime të tjera. Në fund të fundit, moti i mirë është qershia mbi tortë e një dite që premton të jetë emocionuese dhe plot surpriza në vetvete.

Sa gëzim të jesh në gjendje të marrësh pjesë në lumturinë e të tjerëve, por në të njëjtën kohë çfarë stresi është të kërkosh veshjen perfekte, e cila duhet elegante, por jo shumë e ndezur. Kjo sigurisht vlen edhe për dasmat, ku është e ndaluar t’i vjedhësh bukurinë nuses, por edhe për lloje të tjera eventesh. Një tjetër detaj që nuk duhet nënvlerësuar në potpurin e dantellave dhe ngjyrave është sigurisht nxehtësia, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në veshje.

Zakonisht gjithçka zgjidhet me një fustan të shkurtër apo të gjatë. Në fakt, nuk janë të rralla rastet kur dikush nuk ndihet rehat duke ekspozuar këmbët, për të mos përmendur aksesorin e detyrueshëm për këtë veshje: takat. Edhe nëse ka disa truke vërtet të shkëlqyera për të shmangur dhimbjet e këmbëve, të jesh në gjendje të bësh pa taka mbetet ëndrra e shumë njerëzve.

Pra, ja çfarë duhet të veshim për të qenë elegante në një ceremoni kur nuk na pëlqen të veshim fustane princeshash me taka 12 cm. Le të fillojmë duke rishikuar veshjen e parë, e cila lë mënjanë velinat valëvitëse në favor të pantallonave palazzo, protagonistëve të sezonit. Mund t’i zgjedhim ato të thjeshta ose me ngjyra, ndoshta me një copë me lule të kombinuar me një bluzë në ton neutral.

Përsa i përket këpucëve, një sandale me takë të gjerë dhe të ulët do të ishin zgjidhja ideale. Duke mbetur ende në temën e pantallonave, mund të mendoni edhe për kostumin klasik, për t’u zgjedhur rreptësisht në një version pastel. Sërish, të larta apo të ulëta, sandalet janë përgjigjja perfekte për të krijuar ndeshjen e duhur, përderisa kanë detaje të ndritshme.

Një tjetër alternativë do të ishte edhe jumpsuit-i, i cili po fiton gjithnjë e më shumë zemra në këtë periudhë të vitit. Për të fisnikëruar veshjen, e cila mund të duket më sportive, mjafton të zgjidhni bizhuteritë e çmuara dhe të dukshme, si gjerdanët maxi apo vathët. Së fundmi, detaji që nuk duhet harruar është çanta, natyrisht në një version mini.

Burimi / Revista Psikologjia

© Panorama.al

Te lidhura