Video 37 minuta, porositësi do paguante 500 mijë euro për vrasjen e Doshit dhe 100 mijë për Fufin

Mar 3, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE

Pasi ka mësuar për tentativën për vrasje deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka vënë në dijeni Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thene se ate e ka porositur Ilir Meta.

Tom Doshi/ Mehill Fufi

Mësohet se personi që pretendohet se është paguar për të eliminuar Tom Doshin dhe Mhill Fufin, ka pohuar para drejtorit të Policisë, Artan Didi, ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugent Beci, se i janë ofruar fillimisht 30 mijë euro për të zbuluar mënyrën për të vrarë dy deputetët.

I gjithë rrëfimi është filmuar në një video prej 37 minutash.

Burimet bëjnë me dije se video i është vënë në dispozion dhe kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të maxhorancës të cilët e kanë parë atë.

Mësohet se personi që do të kryente vrasjen, do të përfitonte shumën e 500 mijë eurove për deputetin Doshi dhe 100 mijë euro për vrasjen e Mhill Fufit.

Mësohet se Doshi ka informuar prokurorin e Përgjithshëm për tentativën për vrasje. Për këtë çështje institucionet e Prokurorisë dhe Policisë kanë bërë shkëmbime informacionesh, por nuk kanë hapur asnjëherë çështje penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura