Ja çfarë këngësh dëgjojnë nxënësit e klasës së parë në shkollë (VIDEO)

Apr 28, 2016 | 21:12
SHPËRNDAJE

Një video e postuar në rrjetet sociale nga një person me inicialet Sh.A, tregon momentet e një feste ditëlindje në një klasë të parë në një nga shkollat e Tiranës.

“Keshtu festohet ditelindja ne klasen e pare sot” shkruan ai që e ka publikuar videon.

Por ajo që të bën përshtypje në këtë video, është kënga që dëgjojnë dhe kërcejnë, një këngë që nuk i takon moshës së tyre.
Bashkë me fëmijët kërcejnë dhe festojnë edhe mësueset.

Nuk themi që këngë të tilla fëmijët i dëgjojnë edhe në shtëpi, apo kompjuter pranë prindërve, por të paktën nëpër shkolla, edukimi nuk duhet të mungojë. Pse të mos argëtoheshin me këngë të moshës së tyre këta fëmijë?


femijet e klases se pare me kengen e adrian gaxhes by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura