Ja çfarë do të bëjë çifti Obama kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë (FOTO)

May 17, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Teksa është vendosur që libraria e presidentit Barack Obama do të vendoset në Çikago, ka ende disa gjëra që duhet bërë sa iu përket angazhimeve të çiftit presidencial pasi Obamës t’i përfundojë mandati, shkruan “Associated Press”.

Çifti Obama

Sipas artikullit çështja kryesore është vendimi se ku do të jetoj familja Obama pasi ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë.

Raportohet se ata ende e kanë në pronësi një shtëpi në Çikago, kurse familja Obama kalon çdo Krishtlindje në Hauai. Edhe pse ky vend nuk pritet të jetë vendbanimi i tyre i ri.

Obama ka rrëfyer se ka për qëllim që t’iu rikthehet ligjeratave dhe punës në komunitet, diçka që ai e ka bërë para se të angazhohej në politikë.

Çifti Obama duke vallëzuar

Kurse bashkëshortja e tij Michelle planifikon që të mbetët e angazhuar në përpjekjet e saj për të reduktuar mbipeshën te fëmijët, të ndihmojë veteranët, të inkurajojë studentët që të përfundojnë kolegjin apo shkollat teknike dhe të angazhohet për arsimimin e vajzave, raporton “AP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura