Ja arsyeja që nuk dini se për çfarë duhet një qen në shtëpi!

Mar 23, 2015 | 19:17
SHPËRNDAJE

Qeni, siç ju e dini, është miku më i mirë i njeriut. Por përveç se luajmë me të, na bën të qeshim e të heqim mërzitjen duke tundur bishtin e tij dhe është një shok shumë i mirë për të kaluar kohë, mund të bëjë mirë madje për shëndetin ne nje forme tjeter nga ajo qe shkakton ndjesia e te qenit mire ne shoqeri te mire.

foto ilustruese

Siç raporton “Tgcom, një studim nga Universiteti i Arizonës thotë se “puthja” klasike, me të cilën qeni tregon dashurinë e tij, është e mirë për sistemin tonë imunitar.

Bakteret në zorrën e miqve tanë me katër këmbë, në të vërtetë kanë efektin e probiotikeve në trup, ashtu si edhe një filxhan kos.

Për të testuar hipotezën e tyre shkencërisht, hulumtuesit amerikanë kanë rekrutuar vullnetarë të cilët janë më shumë se 50 vjeç dhe dëshirojne të mbajnë në shtëpi nje manar për një periudhë prej tre muajsh. Por teste te tjera duhen per te vertetuar hipotezen e shkencetareve.

“Çfarë saktësisht ne duam të verifikojme është nëse qeni vepron ne organizmin e njeriut sic vepron kosi, në të paturit e një efekt probiotik” shpjegon Kim Kelly, një nga studiuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura