Ja 3 emrat që përdorte trafikanti Bego, arrestimi në 2009, lidhja me Aldo Baren dhe përgjimet e Italisë

Aug 19, 2018 | 15:43
SHPËRNDAJE

Policia e Igumenices, ne bashkepunim me sektorin e kontrollit te pasaportave te Sajadhes, kane arrestuar mbremjen e te shtunes te shumekerkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. Ai po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe permes Igumenices do te kalonte per ne Shqiperi. Bego kishte nderruar emrin ne pasaporte ne Mond Bega dhe me kete emer kishte kaluar nga Shqiperia ne Korfuz. Edmond Bego rezulton i kerkuar nga autoritetet italiane per pjesemarrje ne organizate kriminale per trafik kokaine dhe heroine.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Por kush eshte Edmond Bego? Ja se cfare shkruan Panorama ne vitin 2009

Edmond Bego, personi që drejtonte gjysmën e bandës së Lushnjës në aktivitetin e saj kriminal në Itali u arrestua dje në Tiranë (arrestimi ne 2009).

Personi i konsideruar si “vartësi” i Aldo Bares, nga fshati çermë Sektor i Lushnjës ishte dënuar me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burg nga Gjykata e Torinos në Itali në prill të vitit 2007.

Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e pamundur që ai të prangosej, pasi fshihej tek të afërm në qytetin e Lushnjës dhe në kryeqytet. Sipas vendimit italian, Bego, i cili gjatë viteve 2002-2004 ka qenë edhe presidenti i futbollit të Lushnjës, qëndronte në krye të një bande kriminale prej 27 anëtarësh, e cila kontrollonte trafikun dhe shpërndarjen e narkotikëve në zonën e Torinos.

Droga nisej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa sipas gjykatës italiane, Bare ishte personi që e postonte narkotikun nga Laguna e Karavastasë, kurse Bego ishte pritësi në brigjet italiane. Ndërkohë, burime policore pohojnë se Bego dhe Bare kanë lidhje familjare, çka e bënte bandën e drejtuar prej tyre shumë më të rrezikshme në krahasim me grupet e tjera kriminale të shqiptarëve në Itali.

Policia e kryeqytetit tha se Edmond Bego kishte arritur të fshihej për shumë vite, nën emrat e rremë Manoli Bega, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Prej disa kohësh ai ishte identifikuar prej policisë dhe ishte vënë në survejim, ndërsa autoritetet italiane të drejtësisë kishin dërguar në Tiranë vendimin e dënimit të tij, të cilin Apeli në llogaritje të lehtësive që i jep gjykimi i shkurtuar e kishte ulur masën e burgimit në 13 vjet.

Bego u dënua në të njëjtin moment me zëvendësin e Bares, Enver Dondollakun, i cili mori 200 muaj burg. Policia e Shtetit në një njoftim publik të shpërndarë pas arrestimit të Begos pohonte se: “Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të shtetasit Manoli Irfan Bega, 39 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me aktivitet privat, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari.

Ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim numër 1157 datë 24 dhjetor 2009, për efekt të njohjes së Vendimit Penal numër 1735, datë 22 prill 2008, të Gjykatës së Apelit në Torino, Itali, që e ka gjykuar dhe dënuar në mungesë me 13 vjet burg”.

Bego është akuzuar dhe dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda si mbajtja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Sipas policisë, veprimtaria ku ishte përfshirë 39-vjeçari lushnjar përmban elementet e organizatës kriminale, ku në Shqipëri drejtohej nga Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, ndërsa në Itali nga vetë Bego, i cili ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinonte aktivitetin e pjesëtarëve të tjerë të organizatës.

Bego dhe Bare u përgjuan nga prokuroria italiane

Emri i Edmond Begos është bërë i njohur për autoritetet shqiptare të drejtësisë në dosjen penale që homologët italianë dërguan në Tiranë për llogari të hetimit të bandës së Aldo Bares. Hetuesit italianë, gjatë përgjimeve që kryenin për anëtarët bandës së Lushnjës, mes tyre kanë përgjuar edhe biseda mes Begos dhe Bares gjatë viteve 2002-2005, kohë kur kjo bandë kishte arritur në kulmin e lulëzimit të saj. Në bazë të këtyre përgjimeve antidroga italiane kishte arritur të kapte disa sasi narkotikësh, origjina e të cilës ishte laguna e Karavastasë. Në dosjen hetimore, që u shqyrtua nga Krimet e Rënda kundër anëtarëve të gjykuar të bandës së Bares dhe që do të rishqyrtohet në procesin e pritshëm ndaj vetë kreut të bandës, emri i Begos përmendet disa herë duke u cilësuar si një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit në fushën e narkotikëve në Itali. Përgjimet midis Begos dhe Bares janë përmbledhur në dosjen 9772/02 të Seksionit të Shtatë të Antidrogës së Torinos, në të cilën janë dokumentuar edhe transkriptimet e disa bisedave telefonike të bëra mes tyre, ku Bare prezantohej me nofkën “Profesori”. /Fatos Mahmutaj & Etleva Delia, Panorama, shkrim i vitit 2009/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura