Izolimi/ Sot, liridalje deri në orën 13:00, më pas gjithçka mbyllet deri të hënën. Ja vendimi

Mar 21, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Kujdes, te gjithe ju qe keni nevoja emergjente per te blere, ushqime, apo medikamente. Keni mundesi te dilni deri sot ne oren 13:00. Me pas nuk do te lejoheni te levizni deri mengjesin e dites se hene. 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu firmosi dje urdhrin e ri për qarkullimin e qytetarëve.

ushtria-coro (16)

Duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e produkteve ushqimore do të punojnë duke filluar nga ora 05:00 e mengjesit deri në orën 13:00.

Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim.

vend

vend2

Nderkohe qe diten e hene, ja lista e aktiviteteve qe do te lejohen te ushtrojne veprimtarine. 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura