Izolimi nga sot/ Një stil jete totalisht ndryshe për të gjithë, çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet të bëjmë

Mar 13, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

ARDIT HOXHA/ Mënyra jonë e jetës nga sot dhe në vazhdim nuk do jetë më e njëjtë. Të paktën deri sa koronavirusi të mposhtet, sjellja jonë e përditshme do të jetë shumë e ndryshme.

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm janë aplikuar masa shumë të forta kundër përhapjes së koronavirusit dhe pjesa më e madhe e vendit tashmë është thuajse në gjendje shtetrrethimi, pasi është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve të qytetarëve.

ÇFARË NUK MUND TË BËJMË

Që nga sot ne nuk mund të takohemi lirshëm me miqtë, shokët dhe të afrimit tanë. Si ne, ashtu edhe ata, duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Edhe nëse mund të takohemi, ne duhet të qëndrojmë të paktën një metër larg njëri-tjetrit. Nuk do mund të ulemi për të pirë kafe siç kemi bërë deri më tani, pasi ato janë të mbyllura që prej ditës së enjte dhe do të vijojnë të jenë të mbyllura edhe për disa javë. Këto ditë nuk mund të shkojmë në dyqane për të blerë veshje të ndryshme apo produkte kozmetike, pasi qendrat tregtare do qëndrojnë të mbyllura. Duke filluar nga sot, makinën nuk mund ta përdorim dhe ajo do të qëndrojë në garazh të paktën deri të hënën. Të gjithë ata që preferojnë aktivitetet fizike, këto ditë nuk do mund të frekuentojnë palestrat. Gjithashtu, nuk mund të shkojmë në dyqanet e kompanive celulare, pasi do të jenë të mbyllura, të paktën deri në datën 15 mars. Edhe në banka nuk do mund të shkojmë për të kryer veprime të ndryshme, me përjashtim të rasteve kur shkojmë në këmbë në bankomate për të tërhequr apo depozituar të holla. Në zyrat e institucioneve shtetërore nuk do mund të shkojmë, pasi kjo e premte është shpallur ditë pushimi, duke iu bashkuar kështu dy ditëve të fundjavës. Gjithashtu, edhe kalcetot, por edhe ambientet e tjera sportive, nuk mund t’i frekuentojmë gjatë këtyre ditëve. Edhe të moshuarit që lojërat e tyre i kanë më pak fizike, nuk do mund të ndjekin ritualin e tyre të zakonshëm. Nuk do të lejohen që të mblidhen nëpër parqe apo kënde për të luajtur tavëll, domino apo lojëra të tjera tavoline.dezinfektim

RITET

Por në këto ditë të koronavirusit, shqiptarët do duhet të largohen edhe nga disa prej traditave të tyre. Grumbullimet për dasma, fejesa, datëlindje apo gëzime të tjera familjare nuk do të lejohen, pasi mund të bëhen një burim për përhapjen në masë të gjerë të virusit COVID-19. Përveç momenteve të lumtura, do duhet të ndryshohen zakonet edhe për momentet e hidhura. Në rastet e ndarjeve nga jeta të familjarëve apo të njohurve gjatë këtyre ditëve, këshillohet që mos të ketë grumbullime të mëdha njerëzish.

Po ashtu, këshillohet që të shmangen vizitat ngushëlluese që bëhen në të tilla raste. Gjithashtu, për ata persona që do të kenë leje të posaçme për të qarkulluar me makinat e tyre, iu ndalohet rreptësisht marrja e ndonjë familjari si pasagjer. Këtë rregull, Kryeministri Rama e cilësoi si banal, por tejet esencial në këto lloj situatash, ku shmangia e çdolloj kontakti është shumë e rëndësishme. “Shmangia e marrjes së personave të tjerë në makinë është një nga masat shumë serioze, edhe pse mund të duket si gjë banale në ditët normale”, theksoi Kryeministri. Gjithashtu, nuk do të lejohet asnjë lloj festimi në publik i Festës së Ditës së Verës, që përkon me ditën e nesërme. Kjo masë do të jetë e vlefshme si për Elbasanin, që është kryeqendra e festimeve për këtë festë, por edhe në qytetet e tjera, ku zakonisht ka organizime dhe grumbullime të qytetarëve, ku ndiqnin koncerte.koronavirusi-infektivi-urgjenca1

SHËRBESAT FETARE

Gjithashtu, edhe shërbesat fetare do të ndikohen shumë nga rregullat e reja që ka imponuar koronavirusi COVID-19. Si Komuniteti Mysliman, ai kristian, ashtu edhe ai bektashi, kanë njoftuar që ritualet do të pezullohen për një afat të paktën 2 javë. Në xhami është vendosur që nuk do të mbahen ceremonitë e zakonshme të ditës së premte. Gjithashtu, edhe në kisha nuk do të zhvillohen ceremonitë që mbahen ditën e diel. Ndërsa Kryegjyshata Bektashiane njoftoi se teqetë dhe tyrbet do të dezinfektohen dhe i inkurajoi qytetarët që të rrinë në shtëpitë e tyre.

ÇFARË MUND TË BËJMË

Në këto ditë të pazakonta të diktuara nga koronavirusi, jeta e gjithsecilit prej nesh ka ndryshuar në një masë të madhe. Por edhe pse duket se ka ndryshuar gjithçka, sërish janë disa veprime dhe lëvizje që mund t’i bëjmë edhe gjatë këtyre ditëve. Në çdo rast mund të shkojmë në markete për të marrë ushqimet e nevojshme për konsum familjar. Po ashtu, edhe furrat e bukës do të jenë të hapura gjatë këtyre ditëve, siç kanë qenë normalisht deri më tani. Makinat nuk mund t’i nxjerrim nga shtëpitë, por në këmbë mund të dalim.urgenca infektici korona

Por në këtë rast është e këshillueshme që të lëvizim vetëm ose në distancë me personat e tjerë. Kur dalim nga shtëpia, mund të shëtisim, por nuk është e këshillueshme që të bëhemi grup shoqëror. Për të gjithë ata që do të jenë të detyruar të lëvizin gjatë këtyre ditëve dhe do të kenë lejen e posaçme të lëshuar nga Policia e Shtetit, pikat e karburanteve do të jenë të hapura, por dhe serviset e makinave. Nëse do ta kemi të nevojshme, mund të shkojmë në farmacitë pranë lagjeve, por edhe ato në qendrat tregtare, të cilat do të jenë të hapura vetëm për të ofruar këtë shërbim dhe për atë të shitjes së ushqimeve. Të gjithë ata që kanë prerë bileta udhëtimi me avion drejt vendeve ku nuk janë anuluar udhëtimet, mund të lëvizin duke pasur biletën ose një foto të saj. Këtë saktësim e bëri dje Kryeministri, gjatë komunikimit në rrjetet sociale, ku tha: “Drejtuesit e automjeteve duhet të kenë me vete biletat e udhëtimit, ose edhe foto. Kjo si për ata që presin, ashtu edhe për ata që ikin”. Gjithashtu, edhe për ata qytetarë që kanë sëmundje kronike dhe vizita të planifikuara, do mund të qarkullojnë gjatë këtyre ditëve, mjafton që të kenë me vete dokumentin mjekësor. “Qarkullimi i personave me sëmundje kronike që kanë të detyrueshme terapitë në spitale do të bëhet me dokumentin që tregon nevojën për trajtim.

Edhe personat që kujdesen për të moshuarit do mund të lëvizin, por duhet të kenë një vërtetim nga mjeku për punën që bëjnë”, theksoi Kryeministri Rama. Ndërkohë, pas ditës së hënë, Kryeministri Rama shtoi se nuk do të ndalet aktiviteti i prodhimit, siç më herët është bërë edhe në vende të tjera. “Në asnjë vend nuk është ndalur aktiviteti prodhues. As në Itali dhe sot që flasim, nuk është ndalur aktiviteti prodhues, për fabrikat apo kompanitë që prodhojnë”, deklaroi kreu i qeverisë. Një kategori që nuk ka nevojë për asnjë leje paraprake dhe dokument të nevojshëm do të jenë makinat që transportojnë gra në praglindje. Për këtë rast, Kryeministri nuk i kurseu dhe batutat.

“Për të shkuar në maternitet nuk ka nevojë të tregoni asnjë dokument, vetëm të jetë e qartë që ju jeni në makinë dhe është më shumë se çdo dokument tjetër, kaq dhe nuk ka nevojë. Nëse shkon nevoja, ju jeni aty dhe flet vetë prania e tij që po ju shtyn me forcë për të dalë në këtë kohë të vështirë, por ai nuk pyet dhe do ta dalë”, tha ai. Këto ditë mund të bëjmë të gjitha veprimet bankare dhe telefonike online. Mund të bëjmë çdolloj pagese që nuk ka të nevojshme paraqitjen në sportel.koronavirusi-infektivi-urgjenca16

PA KATEGORI

Gjatë komunikimit të tij në mediat sociale, ku iu dha përgjigje shumë pyetjeve të qytetarëve në lidhje me kufizimet që do të jenë në fuqi këto tri ditë, në një pikë u gjet i përgatitur. Ishte pyetja për qarkullimin me makina për teknikët që merren me rregullimin e ashensorëve, për të cilët Rama tha se nuk ishte menduar deri më tani. Por gjithsesi ai iu kërkoi të gjithë qytetarëve që ta shmangin përdorimin e ashensorëve, pasi mund të kthehen në një burim nga ku mund të merret virusi COVID-19.

“Kjo është një pyetje që më gjen të papërgatitur, por deri të hënën kjo çështje mund të qëndrojë sikur është. Nëse ka një urgjencë, Policia është aty dhe për urgjenca jeta vazhdon. Do të trajtohet ashtu nëse është, ndryshe këmbët janë mjeti më i sigurt për t’u ngjitur dhe zbritur. Evitoni ashensorin sa të mundeni, mos prini t’ua dezinfektojë shteti dhe Perëndia, por bashkërisht kush e ka të mundur”, sqaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura