Izolim dhe heshtje, Tirana ndjen “frikë” para “finales” Bylisin

Feb 18, 2018 | 9:33
SHPËRNDAJE

Tirana ka mbyllur në heshtje dhe izolim javën antiBylis. Seanca e djeshme u zhvillua si gjithnjë në “Skënder Halili”, por me dyer të mbyllura. Ze Maria edhe këtë herë ka kërkuar që ta përgatisë i qetë skuadrën para një ndeshjeje kaq përcaktuese. Kjo “finale” vendos realisht shumë.

tirana

Me një fitore, ngjitja bëhet më e mundshme, ndërsa një humbje do të rihapte garën për Superioren. Një risk që trajneri brazilian nuk ka kurrsesi në plan që ta ndërmarrë, ndaj vendosi që të gjitha skemat dhe modulet që provoi dje, t’i zhvillonte larg zhurmave dhe syve kuriozë të tifozëve apo të gazetarëve qofshin.

tirana bylis

Madje, për të shmangur shtimin e presionit nga faktorë të jashtëm, nuk doli as në konferencën e zakonshme për mediat. Ai zakonisht flet para ndeshjeve, por duket se këtë javë, ashtu si në dy të fundit, ka zgjedhur që ta bëjë pushim. Ky duel kthehet në “test” edhe për Ze Marian.

tirana

Edhe pse bardheblutë kanë bërë gjithçka mirë deri më tani që të blindojë pozitat e ekipit dhe rrjedhimisht të vetat, është i dënuar që të mposhtë një herë rivalin direkt. E vetmja humbje që Tirana ka këtë vit është ndaj ballshiotëve dhe në “Selman Stërmasi”, ndaj një tjetër gabim si ky, kryeqytetasit e kanë të ndaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura