Izet Hazhia flet nga Turqia: Disponoj tabulate telefonike që tregojnë se kush i bëri pritë Hajdarit

Feb 11, 2018 | 8:56
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia në një lidhje me Skype, ka folur sot në News 24, në lidhje me ekstradimin e tij. Ai ka thënë se në Turqi ka vuajtur 5 vite burg, në një nga më famëkeqit në këtë vend.

Haxhia deklaroi se është shumë i qetë për ekstradimin e tij dhe po pret nga momenti në moment që të arrestohet. Ai tha se në Turqi, drejtësia është e kapur si në Shqipëri.

izet haxhia

Izet Haxhia deklaroi se ai disponon disa tabulate telefonike të cilat tregojnë se nuk është ai që ka folur me Azem Hajdarin dhe e ka nxjerrë në pritë, ku nga më pas u vra.

Ai deklaroi se ka qenë Berisha ai që ka kryer më shumë se 10 telefonata me Hajdarin ditën e ekzekutimit.

“Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në Gjykatë. Telefonave të Berishës, dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistruara me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë. Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Ato që nga ora 3 pasdite, deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistruara, nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar”, ka deklaruar Haxhia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura