Izet Haxhia tregon si kërcënonte prokurorin: Ai i Llallës, lojë e Saliut

Sep 24, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia ka treguar në “Facebook” se si ai kërcënonte një prokuror të çështjes “Hajdari”.

Izet HaxhiaGjithashtu, Haxhia tregon se ai nuk kishte ndërmend ta vriste atë, por thjesht ishte i inatosur për dënimin ndaj tij.

Gjithashtu, këtë tregim Haxhia e publikon sot, ditën kur u publikuan lajme për kërcënimin e Adriatik Llallës.

Këtë të fundit Haxhia e cilëson si sajesë të Berishës dhe aspak të vërtetë. Haxhia thotë se Llalla është ushtar i Berishës.

STATUSI

Ka qene viti 2002 mesa më kujtohet ,muaji nuk më kujtohet me saktesi, por në diten që prokuroret e çeshtjes hajdari dhane pretencen per denimin tim e të vlllezerve të mij. Pasi gjeta me ane të nje të njohuri timin nr.e telefonit privat të prokurorit të pergjithshem Arben Rakipi, e marr në tel.dhe më del vete prokurori, pasi i thashe se kush jam, e kercenova me fjalet më kercenuese që mund të perdoren, si do të vras ty familjen etj.

E mbylli telefonin pa thene asnje fjale. E bere kete kercenim duke u nisur nga fakti se ky prokuror ishte ai që udhezonte e drejtonte grupin e prokuroreve të çeshtjes hajdari në unison me fatos klosin që çoi në denimin e padrejte timin dhe vllezerve të mij.

Duke ditur edhe nje ndodhi të 14 shtatorit me kete prokuror politik e të korruptuar, kur gjate arratisjes se tij nga Tirana i veshur si grua, i lutej badigardit të tij qe ta shpetonte nga une a thua se mua po më binte ndermend per Arben rakipin të cilin as nuk e njifja as nuk kisha pasur ndonje kontakt apo perplasje me të me pare. Duke u nisur edhe nga kjo ndodhi e 14 të vitit 1998 diten e grushtit të shtetit, isha i bindur se ky prokuror ishte aktive në nderhyrjet që beri per denimin tim, duke pasur nje urrejtje ndaj meje, prandaj e kercenova.

E mora per here të dyte në tel. por kesaj radhe më doli badigardi i tij sepse rakipi nuk pati guximin ta hapte vete tel. Mesova se po até pasdite atij ju shtuan nje dyzine me badigarde dhe beri nderrimin e shtepise dhe shkolles ku mesonte femija i tij.

Kuptohet kercenimi im ndaj prokurorit ishte nje nga ato shperthimet e mia per shkak të padrejtesise që më ishte bere nga nje drejtesi që merrte urdhera nga politika. E tregova kete ndodhi sepse degjova qe fshatari i gramshit që kemi per prokuror të pergjithshem na qenka” kercenuar ”nga nje grup mafioz të cilin na qenka duke e hetuar.

Duke ditur punen dhe hetimet disavjecare të ketij palo prokurori, e them me bindje që keto të ashtequajtura” kercenime ”jane nje loje kryekeput e prokurorit të shqupit e familjes mafioze berisha , dhe nuk kane asnje baze reale.

Ky prokuror eshte aleati më i madh i mafiozit Berisha e atij Meta që kontrollojne e kane mbeshtetjen shumices se grupeve mafioze me të rrezikshme në shqipri.

Ky prokuror që bredh i shoqeruar nga mafioze të lidhur me familjen berisha e djalin e tij, nuk mund të jete kercenuar nga askush, sepse në kohen e sundimit të tij si kryeprokuror nuk eshte goditur asnje mafioz apo grup Kriminal.

Nuk e di po me vjen nje ere e keqe si puna e atyre sajimeve të qytetarit ”dixhital ”ky sajimi i ”kercenimit ”të kryeprokurorit më të pafte e të korruptuar që ka patur ndonjehere Shqiperia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura