Izet Haxhia: Si më provokoi policia sekrete turke me një ukrainase

Oct 12, 2016 | 13:04
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës në një rrëfim të postuar në Facebook tregon sesi u liruar pas pesë vitesh burg në Turqi. Izet Haxhia kujton lirimin e tij të gjashtë viteve më parë duke treguar dhe një moment në pikën e strehimit të refugjatëve.14611123_1116594128428593_3765592759050791594_n

Haxhia thotë se, policia sekrete turke e provokoi me anë të një turisteje nga Ukraina, por ai thotë se nuk ka pre e kurthit të tyre.

Statusi i Izet Haxhisë:

Si sot para gjashte viteve, në menyre të papritur per mua u lirova nga burgu. Them të papritur sepse kisha rreth pese vite që mbahesha i izoluar në burg në kundershtim me te gjitha ligjet e konventat nderkombetare të ekstardimit, dhe perpara trupit gjykues nuk kerkoja më as lirimin, sepse e quaja të pamundur até, pas me shume se 60 seancave gjygjesore, që e refuzonin si lirimin, si ekstradimin tim.

Ne ato netet e pambarim të burgimit, nje mik më thote që shkruaj nje leter kryeministrit të atehershem turk, Erdoğan. İ shkruajta nje leter Erdoganit, ku akuzoja até dhe qeverine e tij, që per interesa të organizates se Gulenit dhe në bashkpunim me të, po më mbanin peng dhe në kundershtim me ligjet nderkombetare në burg. Kerkova që ose të me lironin, ose të më ekstradonin në vendin tim.Pas rreth nje muaj më vjen nje pergjigje edhe nga ministria e drejtesise dhe ajo e brendeshme turke.

Nje pergjigje as mish as peshk. Por në të njejten kohe (siç e mora vesh kur dola nga burgu ) në qytetin ku kisha jetuar para se te arrestohesha, kishin shkuar dy inspektore te kryeministrise turke, ku kishin pyetur rreth 30 persona në lidhje me mua e sjelljet dhe çfare mendonin ata njerez per mua. Opionini i ketyre njerezve të pyetur duhet të kete qene shume pozitive, sepse nje muaj pas ketij investigimi une u lirova me kushtin që të mos largohesha nga turqia dhe të paraqitesha per firme në polici, dy here në jave.

Por sapo dola nga burgu até pasdite të 11 tetorit 2010, me priste nje ”surprize ” e pakendeshme, sepse tek dera e burgut me prisnin policia turke per të huajt, të cilet më çuan në nje pike ku qendronin refugjatet që do deportoheshin nga turqia. Edhe ai nje burg më vete, vetem që kisha të drejten e komunikimit me tel.kur të doja. Ishte nje vend per rreth 70 veta, por isha i vetmi që banoja aty, në até kohe nuk kishte filluar lufta në siri e kishte nje vaferi në refugjate si duket.

Por nuk kaluan as disa dite dhe aty, në até pike refugjatesh, na vjen nje ‘mysafir ‘ femer, nga ukraina mesa më kujtohet. Nje vajze e re e bukur. Dhe policet turq, si per çudi i japin dhomen ngjitur me mua, a thua se nuk kishte dhoma të tjera.U mundova ti shmagesha kontakteve apo perballjeve me kete ”mysafir ‘ por ishte e pamundur, sidomos në kohen që sillnin ushqimin. Pas disa pyetjeve provokuese e ngacmimeve nga ana e saj, fillova që edhe ushiqimet ti haje në dhome. Naten filluan goditjet e murit dhe ftesat në dhomen e saj.

U kerkova policeve të sherbimit që ishin perfocuar në sherbimin e tyre edhe nga police të forcave speciale, që te më ndryshonin dhomen sepse po më provokon duke me lene pa gjume kjo ukrainsja, por pergjigja e tyre ishte, që nuk ka problem, shko tek dhoma e saj se ka vend edhe per ty. Më habiti kjo ”dashamirsi ”e tyre. Më thane të drejten shejtani nga njera ane me nxiste ne mekat, por jeta në vetmi dhe ajo e burgut më kishin kalitur dy gjera të rendesishme, durimin dhe kontrollin e çdo gjeje tek vetvetja.

Nuk më shkonte mendja se ky kishte qene nje kurth i kurdisur, nga policia sekrete turke që kontrollohej në até kohe nga njerez te Gylenit, per të më akuzuar pas kryerjes se mekatit, per perdhunim. Kete kurth të kurdisur më ligesi e perversitet nga policet e Gylenit, e mesova tre vite më vone, nga nje polic i forcave speciale turke, që kryente sherbimin në kohen që une u mbajta per dy muaj në até qender refugjatesh.

E tregova kete ngjarje që më ka ndodhur, sepse ka shume kohe që më vijne kerkesa per miqesi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të verteta femrash. Jane me qindra dhe duket që jane të dirigjuara nga nje qender e vetme. Une ju them ketyre perverseve që mund nuk mund të më joshni e të më provokoni, as me femra ,as me para dhe me asgje tjeter. Une kam zgjedhur nje menyre jetese timen që i ngjan asaj të nje murgu ,të mbyllur në nje manastir të humbur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura