Izet Haxhia rrëfen pengun e madh të jetës: Sali Berishën duhet ta…

Mar 3, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE
Sapo i përmend vitin 1997, njeriu më i afërt me Presidentin e aso kohe shpërthen në akuza. Sipas Izet Haxhisë, ish-truproja i Sali Berishës, viti 1997 i njohur ndryshe si pragu i Luftës Civile ka vetëm një shkaktar.

izeti

“Ai quhet Sali Berisha dhe ndihem fajtor që nuk ia shmanga vendit tim një fatkeqësi si ai. E kisha në dorë, ta lija të arratisej, por pendohem që e ndalova. T’ia kisha hedhur peshqve në det ta hanin, ta mbyllja në një nga tunelet e Dajtit, këtë duhet të bëja”, u shpreh Izet Haxhia në një intervistë për Shqiptarja.com.

“Ishte represioni i shtetit dhe instrumenteve të tij që çuan në vjedhjen e votave në muajin Maj 1996,  dhuna ndaj opozitës dhe mediave që ishin me frymë opozitare dhe kjo e bërë në funksion të një mandati të dytë presidencial të Berishës ,që çuan në këtë revoltë masive të shqiptarëve”- thote ai.

Ai thote se Opozita ra në kurthin e Berishës që para një jave para se të zgjidhej president nën mbështetjen e tankeve e armëve nga një parlament ilegjitim”.

Duke folur për Qeverine Fino, ai thote se “edhe pse u krijua në bazë të kësaj marrëveshje nuk filloi funksionim e saj deri më 15  Mars. Përkundrazi, situata u bë me kaotike dhe jashtë kontrollit”.

“Sa për pyetjen se, a jam penduar që ja lashë peshqesh Berishën këtij vendi? Haxhia pergjigjet: “Jo vetëm Berishën, por edhe shumë politikanë të tjerë duhet t’i kisha ose hedhur në det si ushqim për peshqit apo t’i kisha mbyllur në një nga tunelet e shtabit të përgjithshëm në malin e Dajtit, të hanin njëri-tjetrin. Ky është i vetmi peng dhe e vetmja pendesë në jetën time”.

Ai kujton se “duke mbajtur me zor atë natë të 13  Marsit, Berishën për të mos  u arratisur kemi prishur një skenar të copëtimit të Shqipërisë që ishte vënë në zbatim dhe Berisha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura