Izet Haxhia kërcënon Berishën: Nëse bëhem vrasës, preja e parë do jesh ti

Feb 5, 2016 | 18:34
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i kërkuar nga Drejtësia për vrasjen e Azem Hajdarit, ka reaguar në “Facebook” për fjalën që deputeti i PD-së mbajti dje në Parlament, ku përmendi edhe emrin e ish-punonjësit të tij, duke e cilësuar si vrasës dhe kriminel.

Izet Haxhia2
Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Haxhia, përmes një postimi të gjatë në “Facebook” akuzon Berishën si organizator të shumë vrasjeve, sidomos të pjesëtarëve të fisit Haklaj.

Izet Haxhia, ndër të tjerash shkruan se ai nuk është kriminel, por nëse një ditë do të bëhej i tillë, preja e parë do të ishte ish-kryeministri Berisha.

“Dua të të them diçka, nuk jam vrasës, as kriminel. Por nëse vendos të bëhem i tillë, preja e parë do të jesh ti, o plak matuf dhe i lig.

Edhe pse është në kundërshtim me Kanunin e Lekës, që t’i doje të na e bëje kushtetutë”, shkruan Haxhia.

POSTIMI I IZET HAXHISE

“Nuk kam ndjekur ndonjëherë seancat e parlamentit të krimit dhe aq më tepër fjalimet e tipit Kastro të komunistit të fundit në Europë, të kryekriminelit të Shqipërisë, përçarësit të këtij populli, dhëndrit të devotshëm të Serbisë…

Më thanë ca miq që të ka përmendur emrin në fjalën e tij të marrëzisë e mashtrimit, që me ‘qetësi e dashuri’ e ligjëron çdo të enjte pa ia prishur terezinë njeri. Nuk më habit, as më shqetëson epiteti që më vë një vrasës i tillë.

Më quan vrasës për një krim që ka bërë vetë. Vërtet mund të isha bërë vrasës, sepse të jesh pranë për vite dhe t’i shërbesh një psikopati skizofren, shumë kollaj mund të përfundosh në një vrasës. Ka dashtë zoti që nuk përfundova i tillë, për këtë jam i qetë.

Por ky matuf i pabesë tregon duke i bërë autogol vetes, se ai më paska denoncuar dhe me dëshminë e tij jam shpallë vrasës dhe dënuar nga gjykata e tij e plepistave. Si i tillë, dua t’i them këtij matufi të pabesë, se unë e kam ditur që kur e ke bërë denoncimin tat si një frikacak i lig që je, në Ambasadën amerikane në vitin ‘99, për mua dhe vëllezërit e mi. Kushti yt për këtë denoncim të rremë ka qenë që denoncimi ku më fajësoje mua të ngelej i fshehtë dhe të mos përmendej emri jot si denoncues.

Izet Haxhia-Status
Statusi i Izet Haxhisë

Vetëm denoncimi i jot ndaj vëllezërve të mi do publikohej, jo emri jot si denoncues. E bëre këtë denoncim si frikacak që je pasi vrave Fatmir Haklajn, që në të gjallë nuk guxoje t’ia përmendje emrin, ashtu sikur nuk guxon sot ti dhe kolegët e tu’ t’i përmendni emrin kriminelëve më të rrezikshëm, që bënë mbrojtjen tuaj e po bëjnë kërdinë duke terrorizuar që nga njerëzit e thjeshtë, tek biznesi, duke u vënë gjoba, duke vrarë gjykatës për çështje pronash, pronarë bankash që pastronin paratë e tua e tët biri, të fituara me krim e gjoba të vëna.

Përmend vetëm emrat e ushtarëve të tyre, por jo të bosëve të tyre mafioze. Ti i din shumë mirë emrat e tyre, sepse karrierën e tyre kriminale e kanë filluar në sundimin tënd. Nuk ua përmend sepse je një frikacak i pështirë, dhe ngaqë mendon t’i përdorësh nesër për interesat e klanit tënd kriminal leh si një qen i tërbuar duke shpifur dhe duke kafshuar me ata dhëmbët e t’u të prishur.

Kafshim që ka infektuar një popull të tërë. Por mirë jua bën, kur përballë teje ka vetëm eunukë të tredhur, që mendojnë vetëm si të të kalojnë ty në vjedhje e pasurim të paligjshëm. Si përfundim dua te them diçka: Nuk jam vrasës, as kriminel, por po vendosa të bëhem i tillë, preja e parë do të jesh ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse është në kundërshtim me Kanunin e Lekës, që ti doje të na e bëje Kushtetutë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura