Izet Haxhia: Ja pse Berisha e bllokoi vetë ekstradimin tim nga Turqia

May 6, 2016 | 8:40
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka replikuar sërish me ish-kryeministrin, teksa emri i tij është lakuar përsëri së fundmi prej tij.

izet haxhiaIzet Haxhia, në një status të gjatë në “Facebook” shkruan se ishte vetë Sali Berisha ai që bllokoi ekstradimin e tij nga Turqia për në Shqipëri.

Sipas tij, Berisha kishte frikë se do të rihapej vrasja e Azem Hajdarit dhe se do të dilte vetë fajtor. Më poshtë është reagimi i tij

STATUSI

“Sot prape marshalli i zi na leshoi xhevahirin e radhes, jo nga ato qe merr nga “qytetari dixhital”, por ne inagurimin e memorialit te atij qe i pat vene nofken e marshallit.

Qe ty o Sale te ka plasur cipa, nuk ke nevoje ta them une se kete e dine gjithe shqiptaret Qe je nje mashtrues ordiner, po e tregon dhe e ke treguar tash 25 vjet.

Po pse more legen shpif se vellai im doli nga burgu me letra fallco te pregatitura nga Rama? Vellai im beri dite me dite plot 15 vjet burg te padrejte te kurdisur nga ti dhe prokuroret e gjykatësit e tu te shitur e korruptuar, qe nje dite vinin ne zyren tende, diten tjeter ne zyrat e SHIK-ut e te Arben Rakipit.

Neqofte se ka ndonje bashkëpunim te shkelqyer mes teje e te majteve, eshte bashpunimi per te me denuar mua e vëllezërit e mi per nje krim qe nuk e kishim bere apo te kemi pasur dijeni. Dhe pasi kryet kete mision te perbashket, qeveria e ortakut tend te mevonshem, ajo e Metes, i shperbleu keta gjyqtare e prokurorë me shumen 350 milion leke nga fondi rezerve i kryeministrit…

Ti more plak i lig qe per tete vjet si kauze tende opozitare pate hapjen e gjyqit te heroit tend, kur erdhe ne pushtet as muk e permende me hapjen e kesaj çeshtje, te mbyllur tashme per ty… Pse mor mashtrues nuk e hape ate çeshtje dhe me vone pas arrestimit tim ne Turqi, pas dy vitesh hoqe dore edhe nga ekstradimi im?

Apo trembeshe te vije perballe ne gjyqin qe do rihapej, sepse aty do te dilnin te palarat si hjekes i heroit tend? Une perpara gjykates turke kam kerkuar ekstradimin tim me kushtin qe çeshtja te rihapej, sepse ishte e drejta ime ligjore, pasi isha denuar ne mungese, dhe ne baze te Konventes Evropiane per te drejtat e njeriut, qe ma jepte kete te drejte.

Pasi iu kerkua qeverise tate nga gjykata turke qe te jepej kjo garanci, erdhi pergjigja nga ministri i atehershem i Drejtesise, Ilir Rusmajli, ku pranohej kerkesa ime per rigjykim, qe do te thoshte hapje e ceshtjes Hajdari. Por kjo nuk te interesonte ty dhe nga ai moment hoqe dore nga ekstradimi im per ne Shqipëri. Ne ate leter garancie qe erdhi nga ministri Rusmajli jepeshin edhe garanci per ruajtjen e jetes time, gje e kerkuar nga gjykata turke.

Une ty te duhesha i vdekur dhe jo perballe teje ne gjykate, ku do te tregoja me fakte se ti je ai qe ke nxjerrur ne prite Hajdarin, dhe jo une, siç jam akuzuar sipas shpifjeve tuaja. Por mos u bej merak, dita e ballafaqimit tim me ty ne nje gjykate te pavarur po afron.

Ate nuk mund ta ndaloje asnje manover apo klithmat e tua deshperuese per armatosje e revolucion. Laku po te ngushtohet o mashtrues e kriminel.

Sa per ate qe thua, qe Rama trembet edhe ne enderr prej heroit tend, edhe pse Gjatoshi eshte frikacaku me i madh qe ka patur ndonjehere politika shqiptare nuk besoj se trembet prej heroit tend sepse nuk kam degjuar qe te kete ndonje kotec pulash ne vilen e tij ne Surrel, sepse heroi jot o marshall dikur ne te gjalle ka paska bere kerdine duke mos lene kotec pulash pa vjedhur ne qytetin e tij te lindjes, Bajram Curri. Kjo eshte trimeria e tij dhe per kete e meriton te prehet ne Varrezat e deshmoreve”…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura