Izet Haxhia: Cili është nipi i Skënder Gjinushit, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Mar 29, 2017 | 9:48
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia, sqaron edhe njëherë vrasësit e Azem Hajdarit dhe rolin që ka luajtur Berisha në atë vrasje.

izetiAi sqaron për Dita cili ishte roli i mbesës së Berishës në 12 shtator 1998.  Gjithashtu, ish-truproja i Berishes tregon edhe se cili ishte nipi i Skender Gjinushit dhe roli it ij ne vrasjen e Azem Hajdarit.

 Izet, dy ditë më parë të ka sulmuar sërish Sali Berisha. Të ka quajtur vrasës, gjatë një interviste me Berat Buzhalën. A i ke dëgjuar këto akuza që të janë bërë?

Unë jam mësuar me këto akuza të pritënxjerrësit Berisha. Një herë më akuzon si njeriu që mori në telefon Hajdarin dhe e nxora në pritë, herën tjetër si ekzekutues të drejtpërdrejtë, njëherë tjetër që e vrau Fatos Nano, pastaj Skënder Gjinushi, pak më vonë Fatos Klosi e Xhavit Haliti, njëherë tjetër e vrau Jaho Salihi, pas vdekjes e vrau Fatmir Haklaj. Kur u fut në burg akuzoi edhe Nehat Kullën, pasi u vra tha edhe për Feriz Kërrnajën. E kam thënë edhe shumë herë të tjera, njeriu që ka qëlluar mbi Hajdarin dhe Besim Çeren ka qenë Fatmir Haklaj dhe vetëm ai.

Shofer me makinën me targa të Vlorës ka qenë Jaho Mulosmani, kjo makinë ka qenë me targa të rregullta dhe e dhënë për përdorim disa orësh nga pronari i lokalit Tarzani. Si mund të shkohet për të bërë “vrasjen e shekullit” me një makinë me targa të rregullta? Me pronar të ditur? E regjistruar në policinë e trafikut. Meqë paska qenë një vrasje kaq e organizuar me rreth 120 veta të rreshtuar në disa skalione sipas skizofrenit mashtrues, nuk kishin mundësi kaq vrasës të gjenin një makinë me targa fallco ose të vjedhur? Pse do rrinin rreth një orë në trotuarin e PD të pamaskuar e duke parë Azemin duke pirë kafe vetëm 15 metra larg tyre?

Po ky Berishë që di çdo gjë, pse nuk tregoi asnjëherë se nga cila zyrë doli Azemi dhe shkoi tek makina e vdekjes? Pse fshehu telefonin e Azemit?

Sa herë ka folur atë ditë të 12 shtatorit Sala me Azemin? Pse e thirri me urgjencë të vinte nga Lushnja në Tiranë? A kishte dijeni për praninë e Haklajve në Tiranë Berisha? Si ka mundësi që vetëm pas dhjetë minutash pasi u vra Hajdari, Berisha deklaroi emrin e njërit në makinë ashtu siç i thërritnin vetëm njerëzit e tij të afërt?

Këto të sqarojë Berisha dhe jo të rrijë duke ndryshuar emrat e vrasësve sipas situatës dhe interesit të tij, për të mbuluar faktin e padiskutueshëm se Azem Hajdari para se të vritej ka dalë nga zyra e Berishës.

Më lart më përmendët mbesën e Sali Berishës. Kush është kjo dhe cili është roli i saj në këtë histori?

E theksova më sipër se makina benz me targa Vlorë ka ndenjur e parkuar për rreth një orë në trotuarin në krah të PD. Aty në anën tjetër të trotuarit ka qenë një kafe e një tropojani pesë metra distancë ku rrinin shumë tropojanë dhe një nga këto ishte edhe mbesa e Berishës, Shpresa Breçani. Shpresa pasi ka njohur kush ishte brenda në makinën me targa Vlorë, ka shkuar dy herë në zyrën e Berishës në katin e dytë. Përse? Këtë duhet ta sqarojë Berisha. Pse nuk e ka pyetur asnjë gazetar deri më sot se çfarë të tha mbesa jote kur erdhi në zyrën tuaj? A të tregoj për ata që ishin brenda në makinë? A është kjo arsyeja që ti thirre Azemin në zyrë dhe çfarë i the? Kjo është edhe arsyeja që Berisha nuk u paraqit kurrë në gjyqin për vrasjen e Hajdarit. Sepse ai ka frikë t’u përgjigjet këtyre pyetjeve e shumë të tjerave.

 Kush është ky nipi i Skënder Gjinushit dhe pse është folur kaq pak për të kur paska marr pjesë në një vrasje aq të rëndësishme?

Para ca kohësh doli në media që një qytetar me humor të hollë ishte tallur me Berishën duke i përmendur një emër fshati në Tepelenë të mbushur me drogë të Tahirit, por një njeri me mendje të kthjellët mund ta kuptonte fare lehtë që emri i atij fshati nuk ekzistonte, por një njeri, po quajmë të tillë Berishën, që i ka sytë e errësuar nga shpifjet, urrejtja, të skuqur nga gjaku i krimeve që ka bërë, pret edhe “xhevahire” të tilla. Nuk e di a ka nipa Skënder Gjinushi, nuk e di a ekziston një emër i tillë që kafsha e shpifjeve, Berisha ka pas renditur në denoncimin e autorëve të vrasjes së Hajdarit, që ka pas bërë në Ambasadën Amerikane. Në atë denoncim, kuptohet pas vrasjes së Fatmir Haklajt (meqë është trim Berisha) ka përmendur emrat e Fatmirit, Jahos, një I. Haxhiaj që nuk dihet cili nga vëllezërit jemi, sepse të gjithëve na fillon emri me I., dhe pas këtyre emrave ka futur mesa më kujtohet një emër, Adrian Këlliçi, që ky kafsha e shpifjeve e quan që është nipi i Gjinushit. Nuk e di a ekziston një emër i tillë e çfarë lidhje ka me Gjinushin apo vrasjen e Hajdarit, apo është si puna e emrit të fshatit Qivrym…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura